Veliaj: 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit në zonat rurale, tregu i madh Bujqësor i Tiranës, ndihmë për fermerët

Në videomesazhin e kësaj jave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për rindërtimin, sidomos të lagjeve të reja që u ringritën në Vaqarr, Baldushk etj., për famljet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Ne kemi 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit: në Zall Herr, Vaqarr, Baldushk, Ndroq dhe së fundmi në Pezë, të cilat ofrojnë për 202 familje përfituese shtëpi më të mëdha, më të bukura, dhe më të forta, sigurisht pas tërmetit, por edhe një sens komuniteti ku jetojnë bashkë. Komuniteti është përtej një çatie mbi kokë: është një proces i vazhdueshëm, që i bashkon njerëzit, i sjell më afër, i bën më humanë, më njerëzorë, më solidarë,” u shpreh ai.

Përgjatë vitit 2023, tha kryebashkiaku, do të hapet Tregu i madh Bujqësor i Tiranës mes Lundrës dhe Farkës së Madhe.

“Një ndërhyrje proaktive e Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar fermerët dhe tregtarët që jo vetëm që të rrisin prodhimin, por edhe t’i mbështesim të aksesojnë tregun vendor në një treg publik, pa taksat që vë privati, duke ulur edhe koston për ata që janë konsumatorë dhe që do ta marrin të njëjtin produkt të freskët, organik të rrethinave të Tiranës me një çmim më të ulët”.

Veliaj shtoi se investimet për rritjen e cilësisë së shërbimeve do të vijojnë në 4-vjeçarin e ardhshëm.

“Përkujdesin dhe investimet do t’i vazhdojmë me angazhime të reja edhe në 4 vitet e ardhshme, për të konsoliduar dhe më tepër zonat rurale dhe të gjithë rrethinat e fshatrave të Tiranës. Një fokus të veçantë do t’i japim agroturizmit, një sektor me potencial për ekonominë e fshatit dhe me interes në rritje për turistët që duan të shohin jo vetëm qendrën e Tiranës, por edhe zonat rurale, duke bashkërenduar punën edhe me Ministrinë e Bujqësisë, me AZHBR dhe të gjithë agjencitë e huaja që duan të promovojnë kurorën e Tiranës sot,” tha ai.

“Ne duam gjithashtu të krijojmë edhe Regjistrin Elektronik të Fermerëve. Duam që infrastruktura arsimore në zonat rurale të vazhdojë dhe të ketë vëmendjen tonë të përditshme. Plani ynë në mandatin tjetër është të përqendrojnë shkollat e zonave rurale në hapësira pak më të mëdha dhe kushte moderne, si ato të qendrës së Tiranës. Sa i përket investimeve në infrastrukturë, kemi planifikuar 150 ndërhyrje të reja infrastrukturore shërbimesh në zonat rurale, investime të reja në ujësjellësat e fshatrave, si dhe 150,000 m2  rrugë të asfaltuara çdo vit, në të gjithë zonat rurale të Tiranës”, kujtoi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Veliaj: I rikthyem dinjitetin Tiranës rurale me investime në infrastrukturë dhe shërbime

Zhvillimi rural i Tiranës ishte tema e radhës e videomesazhit të përjavshëm e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ishte reforma territoriale ajo që i hapi rrugë zhvillimit të vrullshëm të ish komunave që rrethojnë Tiranën dhe që sot janë transformuar me të njëjtën cilësi, si në qytet.

“Para reformës administrative, fshatrat e Tiranës ishin si çdo gjë tjetër: të harruar, të shpërfillur, të braktisur, pa shërbime, pa ndonjë infrastrukturë, pa asnjë formë planifikimi urban, teksa qeverisja e administrimi aq jetik i tyre ndahej si qokë bastionesh partiake, njëherë majtas, njëherë djathtas. Është fakt se një ish-komune të dikurshme, pa reformën territoriale, do t’i duheshin 33 vite për të mbuluar koston e ndërtimit të një shkolle, ndoshta më shumë për një rrugë apo urë të re. Kjo shpjegon pse për ne zhvillimi rural u kthye shumë shpejt në një mision të përditshëm të Tiranës së re, të zmadhuar si zonë metropolitane”, nënvizoi ai.

“Sot, reforma administrative ka rezultuar një sukses në infrastrukturë, në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe prodhimit, në rritjen e vlerës së pronës edhe në fshat dhe në mundësinë e planifikimit zhvillimor përmes ndërlidhjes me hapësirat urbane të hapësirave rurale. Ne i rikthyem dinjitetin rrethinave të Tiranës me investime në infrastrukturë dhe në shërbime,” nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku renditi disa nga ndryshimet që kanë pësuar zona ku më parë nuk ishte vënë dorë.

“Më konkretisht, shtruam dhe rinkonstruktuam mbi 30 Km rrugë në secilin drejtim të Tiranës, si dhe hapëm rrugë të reja që lidhin me Zall-Herrin, me Krrabën, apo me Zall-Bastarin. Ndërkohë, kemi shtuar 9 linja të reja të transportit rrethqytetas, transportit urban. Hodhëm 7 ura të reja lidhëse me zonat rurale, si dhe pastruam 114 kilometra kanale kulluese dhe 81 kilometra kanale vaditëse. Ndërkohë, ndërtuam dhe rehabilituam 18 qendra në njësitë administrative rurale, si dhe rijetësuam qendrat e fshatrave Baldushk dhe Zall-Bastar. Ofruam dhe vazhdojmë të ofrojmë përditë një shërbim cilësor të pastrimit, që më përpara nuk ndodhte. Ndaj dhe sot jam krenar me atë që kemi mbërritur në fshat, sidomos me çerdhe, kopshte dhe shkolla, si të Tiranës urbane. Ju kujtoj që vetëm në fshatin ose ish Komunën e Pezës kemi katër shkolla të reja”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, të gjitha këto ndërhyrje ndikuan në rritjen e numrit të agroturizmeve.

“Kemi gjetur 12 në 2015-ën dhe janë 77 sot. Sot ka festa si ajo e Gjelit të Detit në Baldushk, ajo e Domates së vonë në Shëngjergj, e Ullirit në Ndroq apo e Verës në Farkë, që promovojnë produktet “Made in Albania” dhe “Made in Tirana”, sidomos dhe në fshat”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se me lehtësimin dhe qasjen e produkteve të fshatit sot fermerët tregtojnë në 2 tregje të lëvizshme në qytet të mbikëqyrura dhe me kushte të denja higjieno-sanitare.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 13/03/2023 00:35

    O hajn o kriminel ordiner o i pa moral

    Përgjigju
  • Read and think about: 12/03/2023 18:40

    Duhen vendosur Pikat e një Plani Urbanistik me Standardet në interes të Publikut(popullit resident)ku të studjohet me kujdes e largpamësi çdo rrugë e trotuare me përmasa standarde...,me Parqe me Pemë..e stola! Duhen vendosur Pikat në Hartë,e kush duhet Prishur në interes të Publikut,prishet...(edhe dëmshpërbleh në favor të interesit të Përbashkët Publik)...!!Vihen dy linja AutoTren"tram",kryq,pa ndërprerje me korsi të dedikuara (Sharrë -Linzë)+(Paskuqan-Bulevard i ri-Kopshti Zoologjik)...!Duhet mbjellë me pemë edhe gjithë Perimetri i Liqenit Artificial,edhe vetë Diga me Ullinj a Agrume,deri poshtë Digës te Pishinat!!

    Përgjigju
  • Shinat: 12/03/2023 18:14

    Nje linje dy drejtimeshe nga Kombinat - Kinostudio-Fresk linje tren apo tramvaj do ta ulte me 50% trafikun! Po ashtu nje linje tren/tramvaj nga Politeknik air Albania UPT - St.Trenit -bulevardi ri-paskyqan-kamez do ishte nje tjeter zgjidhje per te ul trafikun ne Tiranè dhe per njerezit nga Tirana qe mos marrin vetem makine apo urban por linje direkt

    Përgjigju
  • Demagogu: 12/03/2023 17:39

    Ore Populisti Mediokër e Makjavelist,po Tirana Urbane na intereson ne Popullit që voton!!..pa trotuare,pa rrugë makine,pa hapësira publike!..tani po hedh ca Asfalt elektoral edhe në rrugën Frosina Plaku,por nuk prishët një gardh a mur Abuziv,nuk hape as një metër trotuar nga fillimi në fund??!!, për t'u hedhur hi syve edhe Trotuare Zero...!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen