Veliaj: 90 vende të lira pune në Bashkinë e Tiranës, kriter notat e larta

Mbi 3500 vende të lira janë në dispozicion të gjithë atyre që kanë në kërkim të një pune. Në ambientet e Muzeut Kombëtar u çel edicioni i edicioni i X i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve ku marrin pjesë 65 kompani,  universitete e institucione të ndryshme

Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të vizitojnë stendat e këtij panairi për të filluar një rrugëtim të ri në karrierën e tyre.

 “Një  mënyrë më të mirë se sa të organizojmë një panair pune për të përkujtuar ditën e punës dhe rëndësinë e të pasurit një punë dinjitoze e të ndershme nuk ka. Sot është një ditë kur 3500 vende pune ofrohen në secilën prej stendave për të gjithë ata që do të intervistohen. Pra nuk do të vijë puna tek dikush që sot është në kafe dhe duka sharë, punën duhet ta gjesh. Ftesa ime për çdo të ri që na ndjek është lëre kafen dhe hajde sepse këtu janë vendet e punës”, tha Veliaj.

Vetë Bashkia e Tiranës ofron në këtë panair mundësinë për 90 aplikantë që të bëhen pjesë e administratës së saj në sektorë të ndryshëm. “Përveç vendeve të punës kemi disa oferta shumë të mira për praktikë. Bashkia e Tiranës në vetvete ka 90 pozicione pune, përfshin bashkinë, përfshin disa drejtori dhe agjenci apo kompani bashkiake siç mund të jenë parkingjet, ujësjellësi për ata që janë inxhinierë hidro.  Ndërkohë për herë të parë kemi futur konceptin e praktikave me pagesë. Ne nuk besojmë te skllavëria. Ka kompani apo zyra të ndryshme që patjetër e aplikojnë praktikën si një mënyrë për të pasuruar CV. Te Bashkia e Tiranës nuk duam që të pasuroni vetëm CV, duam që të vini dhe disa para në xhep, qoftë edhe lekë xhepi siç thuhet. Kështu që të gjitha praktikat në Bashkinë e Tiranës janë edhe me një pagë minimale. Është një mënyrë se si siguroni disa të ardhura, por fundja fundit edhe se si keni në CV tuaj punën e parë mbi të cilën pastaj mund të ndërtoni karrierë për punë të tjera”, tha ai.

Në panair ndodheshin edhe përfaqësues të ambasadave gjermane dhe amerikane, të cilat ofronin për të rinjtë mundësitë e punësimit dhe studimit në këto vende.  Sipas përfaqësues së ambasadës gjermane Albana Rjepaj të rinjtë shqiptarë interesohen më së shumti për praktikat e studimit në Gjermani, ndërsa  përfaqësuesja e ambasadës Amerikane Lucija Straley për Report TV, tha se vetëm gjatë vitit që lamë pas 800 të rinj shqiptar kanë shkuar në SHBA për të ndjekur studimet.

“Ne jemi këtu sot për të prezantuar edukimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si të aplikojnë për të studiuar në universitetet tona, për të gjithë ata që janë të interesuar. Kemi vënë re se të rinjtë shqiptarë shfaqin shumë interes për programet që ofrojmë ne. 800 studentë vetëm gjatë vitit që lamë pas kanë shkuar me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krahasim me ata që kërkojnë të punojnë në SHBA, numri i personave që duan të studiojnë është më i lartë”,t ha Lucija Straley për gazetaren e Report TV, Klesiana Omeri. 

Paniri  “Work and study” nuk ishte një mundësi e mirë vetëm për personat që kërkonin punë, por edhe për gjimnazistë të cilët ende nuk kanë zgjedhur universitetin ku do të vazhdojnë studimet.

Ky është edicioni i 10 i  panairit “Puno dhe studio” dhe vjen në prag të 1 Majit, ditës së punëtorëve.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive