Veliaj: Abuzime të mëdha me skemën
e pagesave të invalidëve

Veliaj: Abuzime të mëdha me skemën<br />e pagesave të invalidëve
TIRANË - Abuzime të mëdha janë bërë me skemën e pagesave të invalidëve gjatë vitit 2013. Deklarata është bërë nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë raportimit të Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend. Duke raportuar para deputetëve, Veliaj tha se, gjendja e fondit është dramatike dhe mjafton vetëm për të paguar ato familje që janë në gjendje të mjerueshme.

“Fondi i mbetur për pagesat e personave me aftësi të kufizuara për muajt shtator-dhjetor është 1.784 miliard lekë, nga 17.4 miliardë që ishte fondi për vitin 2013”, tha Veliaj para deputetëve. Ministri Veliaj tha se, minsitria që drejton ka kryer një audit për këtë çështje dhe ka rezultuar se gjatë vitit 2013 skema është shtuar me mijëra emra.

“Gjatë auditit të bërë është vërejtur një fryrje e skemës në mënyre abuzive. Rritja është e pa precedentë dhe vetëm në 6 muaj rritja ka qenë 8 përqind dhe drama më e madhe është rritja e përfituesve në 165 mijë e 089 persona. Është vënë re që në komuna të veçanta vihet re se anëtarët e këshillave si dhe kryetarët kanë regjistruar familjarët e tyre në këtë skemë”, tha Veliaj.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, tha se, paratë e ngelura mjaftojnë vetëm për pagesat e familjeve që janë në varfëri ekstreme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë