Veliaj: Administratorë për çdo
pallat, punësohen 5 mijë persona

Veliaj: Administratorë për çdo<br />pallat, punësohen 5 mijë persona
TIRANE-Mbi 5 mijë pallate në Tiranë do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohen 5 000 mijë vende të reja pune, ku administratori do të gëzojë dhe të drejtën e gjobës ndaj qytetarit 'pisanjos' e 'rebel'
 
Kështu deklaroi Kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi sot me administratorët e pallateve, te Kisha Ortodokse në kryeqytet. 
 
‘’5 mijë pallate në kryeqytet do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohet mundësia për t’u punësuar 5000 mijë persona. Për këtë projekt do të njoftoheni edhe nga punonjësit e bashkisë të cilët do shkojnë në çdo pallat ku do informojnë banorët. 70 kordinatorë ditën e hënë do kryejnë kontrollin’’, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se projekt-piloti do të nisë në njësinë 5 dhe 10 në kryeqytet si dhe shpjegoi hapat si do të nisë funksionimi:

-Do mbledhim një Asamble të banorëve të pallatit. Kush ka pronë, ose me qera jeni anëtarë të Asamblesë.
-Hapi i dytë është zgjedhjet për asamblenë, ku vendosen 3 deri ne 5 veta që do jenë kryesia e Asamblesë.
-Hapi i tretë kjo kryesi do të kontraktojë administratorin e pallatit. Kontrata depozitohet në Bashki.
-Hapi i katërt, Bashkia do trajnojë administratorin
-Pas trajtimit administratori do çertitikohet. Bashkia e njeh si autoritetin që administraton pallatin.


Administratorët që do trajnohen nga Bashkia do të marrin dhe pagë. Sipas Veliaj administratorët do të mund të vendosin edhe gjoba ndaj cdo qytetari që kundërshton të zbatoje rregullat e bashkëjetesës në pallat.

Por si do të vihen këto gjoba?
Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se gjobat do të shtohen në faturën e ujit, në mënyrë që banorët e çdo pallati të jenë të detyruar t'i paguajnë. 

"Administratori do ketë autoritet shërbyes dhe ligjzbatues. Administratori gjobit atë që hedh plehrat. Gjobit ata që zënë hapësirat publike''. 

veliaj

Mbetjet
Kryebashkiaku Veliaj foli gjithashtu për ndarjen e mbetjeve në burim. Ai u shpreh se të hënën ‘’Eco Tirana’’ do të fillojë punën për ndarjen e mbetjeve.
 
veliaj

Gjelat e Detit
Një tjetër çështje që trajtoi Veliaj gjatë këtij takimi ishte edhe tregu i gjelave të detit në Baldushk. Si traditë e festave të fundivitit gjeli i detit nuk mund të mungojë në tryezat e shqiptarëve. Por Veliaj njoftoi se tregu për shitjen e tyre do të jetë në Baldushk.
 
‘’Nuk mund të ketë gjela në mes të Tiranës. Shitja e tyre do të bëhet në tregun e Baldushkut’’, u shpreh Veliaj.
 
veliaj

Shpërblimi
Si në prag festash Veliaj dha një lajm të mirë për të gjithë punëtorët e krahut. Atyre do t'u jepen 100 mijë lekë të vjetra, si shpërblim për festat e fundvitit.
 
‘’Një kategori që përfiton shpërblim këtë fundvit janë punëtorët e krahut. Bashkia e Tiranës do t'i shperblejë me 100 mijë lekë të vjetra’’, deklaroi Veliaj.
 
Mbi 20 mijë persona në vit transferohen në Tiranë
Kreu i bashkisë dha gjithashtu një shifër realitivisht të lartë gjatë këtij takimi për lëvizjet e individëve drejt Tiranës. Ai u shpreh se rreth 20 mijë persona transferohen në Tiranë çdo vit.  
 
‘’20 mijë persona transferohen në Tiranë çdo vit. Rreth 50 banorë i shtohen Tiranës çdo ditë’’, bëri me dije Veliaj.
 
Festat e Fundvitit
Kreu i Bashkisë nuk mund të linte pa përmendur edhe aktivitet e shumta që Bashkia e Tiranës do të organizojë për këtë fundvit.

Mes shumë prej tyre, Veliaj veçoi ato më kryesoret që do të mbahen me 24 Dhjetor, natën e Krishtlindjeve dhe me 31 Dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve

Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)