Veliaj apel prindërve: Mos harxhoni kohë, regjistroni fëmijët në shkollat më të afërta

Veliaj apel prindërve: Mos harxhoni kohë, regjistroni fëmijët në shkollat më të afërta

Bashkia e Tiranës vijon rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në zonat rurale. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ambasadës Çeke në Tiranë, inspektuan punimet për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare në Lalm, e cila do të jetë një ndërtesë më e madhe, që plotëson të gjitha kushtet për nxënësit, me hapësirë të dedikuar edhe për parashkollorin.

“Jemi në një zonë shumë afër Tiranës, ndoshta 2 km në vijë ajrore nga Kombinati. Nuk është fundi i botës, e megjithatë ndihesh sikur është fundi i botës kur shikon një shkollë, e cila edhe përpara tërmetit ishte amortizuar, e lënë pas dore, e mbushur me lagështirë, pa kapacitetet e nevojshme për sa është rritur zona. Dua të falenderoj të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, por mbi të gjitha kolegët tanë çekë, me të cilët jemi bërë bashkë për këndet e lodrave, për të mbjellë pemë, në ditët e tërmetit me specialistët nga Praga, jemi sërish bashkë teksa ringrihemi”, tha Veliaj.

Ai u bëri apel prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat më të afërta, ku cilësia si në mjedise, ashtu edhe mësimdhënie është e njëjtë. “Ndodh shpesh që prindërit i trasnferojnë fëmijët me furgonë në shkolla sepse mendojnë se në Tiranën qytet shkollat janë më të mira. Por, në momentin që kushtet rregullohen dhe Portali sjell mësuesit më të mirë këtu, nuk ka asnjë arsye pse fëmijët të harxhojnë kaq shumë kohë nëpër furgonë lart e poshtë. Ashtu siç e ndaluam atë ‘hemorragji’ nga Kombinati që shkonte tek “21-shi” me shkollën e re “Betim Muço”, atë parim do ndjekim edhe në shkollën e Lalmit, e cila është një shkollë dinjitoze që shkon nga 170 në 200 nxënës, futet parashkollori, ka mjedise sportive, bëhen nyjet higjieno-sanitare”, sqaroi Veliaj.

Veliaj shprehu bindjen se Tirana është qyteti i mundësive, ku çdo djalë dhe vajzë mund t’ia dalë me punë. “Nëse i bëjmë shkollat njësoj si në Lalm, si në Laprakë, si në Lanabregas, nuk ka rëndësi nga cila periferi vjen, ëndrra ime është që ky të jetë një qytet ku çdo djalë dhe vajzë ia del me punë dhe përpjekje ëndrrës së vet. Unë besoj se në këtë shkollë do të thuren shumë ëndrra të reja, dhe me shpresë se nga këtu do të vijë elita e Tiranës”, deklaroi ai.

 Përfaqësuesi i Ambasadës Çeke, Svatopluk Opela vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe siguroi se nisma të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen. “Pas tërmetit të të vitit të kaluar, Republika Çeke ishte përkrah vendeve që ofruan ndihmë për Shqipërinë. Inxhinierët tanë erdhën në Shqipëri për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës me zbulimin e dëmeve. Bashkëpunimi për këtë shkollë ishte shumë i mirë dhe puna nisi shumë shpejt”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/08/2020 00:04

    Kur ndiqnim ne shkollat vetem Emin Duraku,11 Janari,Petro Nini Luarasi,Jordan Misja mbaheshin si me te miret ne Tirane,po keshtu edhe kur universitetet u perhapen ne gjithe vendin,vetem U.T.,Akademia e Arteve quheshin si te mire.C'do universitet tjeter ne rrethe apo qarqe te tjera konsiderohej I kategorise te II e te III-te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet