Erion Veliaj tha se Lulzim Basha nuk është kundërshtar i fortë pasi asnjë shqiptar nuk rikthen më në pushte dikë që e ka provuar që nuk bënë asgjë dhe fle gjumë. Ai tha se Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë në çdo post ministror që ka mbajtur dhe se fakti që u filmua duke fjetur në makinë gjatë fushatës, tregon qartë se sa seriozisht e ka punën.
"Fitore mbi 70 mandate, në e kemi provuar Lulzim Bashës që trami nuk erdhi asnjëherë, i shpëtoi gjykatës me raporte jo më dhëmb barku, nuk shkoi në këshillin bashkiak, nuk shkoi në parlament, dhe kur ishte ministër i brendshëm u vranë persona në shesh. Në këto çështje të vështira na duhet një gjumash apo një lider i zgjuar dhe i fortë, Rama është i tillë. Rama ka qenë vetëm Ministër Kulture dhe pastaj kryeministër në nivel qendror. Ndërsa Basha ka qenë në tre ministri dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë. Në Bashkinë e Tiranës ku kryetari nuk shfaqet dy vjet, kur nuk merr pjesë në këshillin bashkiak, ai fle edhe në fushatë. Që aty ti kupton kush e ka seriozisht dhe kush punon vërtetë. Jemi shumë të fortë te programi, jemi shumë praktik, ne rinovuam ekipin, ndërsa ata sollën listat e 2017. Ku vjen dikush që thotë do të zhbëjë të gjitha arritjet më kujton matrapikun e Zogut të Zi, që do e prish pasi kjo nuk duket bukur", tha Veliaj.
Veliaj foli edhe shpërthimet dhe kërcënimet e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së duke thënë se ai është kthyer në një pacient psikik që ka nevojë urgjente për mjekim dhe se është kthyer në një përçarës në vend që të jetë bashkues kombëtar. Në lidhje me deklarata e tij se do të jap dorëheqjen nga President më 26 prill nëse opozita humbet, për Veliajn janë deklarata koti pasi Ilir Meta nuk e mban fjalën.
"Kushdo që e sheh këtë e kupton se kush është pacienti psikik dhe njerëzit normal, ai është një njeri ka shkarë në funksionin e vetë si bashkues kombëtar është kthyer në përçarës, ka shkarë në rolin e tij dhe është kthyer në përmbarues, ka shkarë ligjërisht, humbi në gjykatë këtë çështje, ka humbur trurin dhe moralin. Një njeri që ka mbërritur në këtë gjendje më duket si pacientë që më dhimbset se sa si kundërshtarë. Nuk kam fare komunikim me të dhe nuk kam humbur asgjë, pasi kam më shumë kohë për të punuar. Më parë e kam qenë me idenë që e majta të bashkohet, por kuptova se kjo ishte vetëm dëshirë e imja, presidenti nuk do japi dorëheqjen sepse Ilir Meta nuk mban fjalë. Atë e thotë Meta për Bashën, ajo që unë them për Bashën është gjumash dhe i paaftë. Dhe e dyta që them për Bashën është se nuk merr dot vendime, por vendos familja ku është dhëndër qoftë ajo politike dhe ajo biologjike. AI nuk është lider, akuzat e tjera për Bashën i thotë Ilir Meta. Meta nuk është nga ato burra që jep dorëheqjen dhe nuk mban fjalën. Po të ishte Meta aq besnik nuk do i kishte ikur e gjithë LSI-ja. Ai pasi merr plaçkën që do, ai menjëherë. Ai ka nevojë për këshilla mjekësore urgjente në lidhje me thirrjen e tij se do i pres dorën kush prek votën. Tiranë nuk vendos kurrë kryeministër ata që prishin vepra publike", tha Veliaj.
Lajmi kryesor: