Veliaj: Basha nuk rregulloi dot as lagjen e tij, çliruam Vojo Kushin nga bingot dhe bastet e deputetëve të PD

Veliaj: Basha nuk rregulloi dot as lagjen e tij, çliruam Vojo Kushin nga bingot dhe bastet e deputetëve të PD

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot pasdite në një takim me banorët e Njësisë 8, ose siç njihet ndryshe si Zemra e Tiranës, që është edhe zona ku jeton familja e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Veliaj theksoi se ndonëse kishte drejtuar Bashkinhë e Tiranës për 4 vite, Lulzim Basha nuk kishte mundur dot të rregullonte as lagjen dhe rrugicën e tij. 

“Jemi sot, patjetër te zemra e Tiranës, në një vend transformues, por jemi te lagjja e Lulit, i cili s’kishte asfaltuar as rrugicën e lagjes së tij. Nuk kishte mbjellë një pemë te lagjja e vet”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai theksoi se jo vetëm Njësia 8 është transformuar falë zbatimit të një sërë projektesh, por Bashkia e Tiranës i riktheu asaj edhe një nga simbolet identifikuese, Selvinë dhe monumentin e Heroit të Popullit, Vojo Kushi, të cilat ishin zënë nga ndërtimet pa leje, bingot e bastet. 

“Selvia ishte këtu edhe në kohën e Lulit, por u lirua vetëm nga Partia Socialiste. Kurse deputetët e Lulit dhe Monës erdhën që të mbronin zaptimin e Selvisë, të cilët në fakt ishin pronarë të zaptimit. Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, njëzetë e ca vite çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do prishte gjithë shtëpitë e tironsve te Selvija, që një ditë pasardhës që do të gëzonte këto të mira materiale do të ishte Luli që ia hipi Vojos me tank sipër si Vojo tankut, e sigurt që s’do ta kishte dhënë jetën. Por, në nder të sakrificës së Vojos flet fakti se shumica e Tironës, shumica e Selvisë dhe Njësisë 8 nuk janë si Luli, kanë respekt për ata që punojnë, sakrifikojnë, japin jetën si Vojo Kushi dhe sot në shenjë të atij respekti Selvija quhet Selvi dhe është liruar nga kioskat dhe rangallet dhe siç e keni pare, teksa flasim tani, është duke u punuar që ajo që quhet Selvija të jetë Selvija dhe ai që është një monument dëshmori të jetë një monument dëshmori. Shikoni pak logjikën e tyre, se çfarë në monumentesh besojnë ata dhe në çfarë monumentesh besojmë ne. Ne flasim për Vojo Kushin dhe Selvinë, ata thonë bingo dhe baste”, u shpreh Veliaj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve