Veliaj: Marrëveshje me 2 kompani britanike e gjermane, për transparencë maksimale! Do kalojnë në filtër si merren vendimet në bashkinë e Tiranës dhe si zbatohen

Gjatë takimit me të rinjtë, që do të bëhen pjesë e internshipit në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije dy vendime të rëndësishme, duke i konsideruar ato si një mundësi për të përmirësuar skuadrën që drejton qytetin.

Vendimi i parë ka të bëjë me filtrimin e procedurave dhe mënyrës së funksionimit të organizatës, ndërkohë që vendimi i dytë lidhet me verifikimin e të gjitha procedurave, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me standardet e BE.

“Ne kemi marrë disa vendime: Një vendim që morëm këtë javë është lidhja në partneritet me kompaninë më të njohur të mirëqeverisjes në Britaninë e Madhe, në mënyrë që e gjithë Bashkia e Tiranës të kalojë në filtër të gjitha procedurat, mënyrën se si funksionon, si merren vendimet, si kontrollohen ato, mënyra e zbatimit të projekteve, por edhe inspektimin e zbatimit të tyre, për transparencë maksimale. Kompania britanike ka filluar punë që në datën 1 gusht dhe do të prodhojë ndryshime në procedura.

Vendimi i dytë është lidhja e një marrëveshjeje me kompaninë më të madhe gjermane të auditimit dhe licencimit të certifikatave ISO.

Certifikata ISO 9000-9002 është ajo që verifikon të gjitha procedurat, që ato të jenë të standardit të BE dhe kush institucion e kalon këtë test dhe pajiset me certifikatën ISO, sigurisht që reflekton më shumë besim e siguri, por jep akses ose gjen mundësi të reja, sidomos kur bëhet fjalë për fonde të BE apo për procedura të Evropës së Bashkuar”, nënvizoi Veliaj. 

Sipas tij, organizata bëhet më e mirë kur reflekton dhe hedh hapa për t’u përmirësuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Kultivoi drogë në oborrin e banesës, “Territori i pastër

Kultivoi drogë në oborrin e banesës, “Territori i pastër" prangos të dyshuarin në Gjirokastër! I gjenden dhe 2 kg hashash