Pastrimi i mbeturinave/ Veliaj apel bizneseve të mos i hedhin mbetjet në koshat për familjarët: Tolerancë zero për shkelësit

Gjatë vizitës te streha e kafshëve në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal edhe te një tjetër çështje problematike, që prek jo vetëm qytetarët, por edhe kafshët. Ai foli për fushatën e pastrimit që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës, teksa apeloi për bizneset që të mos i hedhin mbeturinat aty ku i hedhin familjarët.

“Sa i përket çështjes së pastrimit, ne kemi pasur një fushatë të jashtëzakonshme gjobash, sidomos për kompanitë private. Bizneset nuk mund t’i hedhin mbetjet aty ku i hedhin familjarët. Të hedhësh të gjitha copat e mbetura të sfungjerit, apo të lëkurës dhe tekstilit nga fasoneritë tek koshi i plehrave të qytetarëve, apo një restorant peshku ose një kasap mishi, tek koshi i familjarëve është një shkelje e ligjit dhe duhet dënuar me gjobë. Mjafton të shikosh faturat për të gjetur se cili restorant ose biznes i hedh, për të aplikuar gjobën” tha Veliaj.

Më tej kryetari i bashkisë tha se toleranca do të jetë zero për biznseset.

“Kjo është një gjë e pandershme, është një mungesë qytetarie, dhe në një qytet që është shtuar shumë volumi i mbetjeve, sidomos prej Airbnb, prej shumë të huajve, restoranteve dhe lokaleve që janë shtuar jashtëzakonisht me konsumin e tyre prej turizmit, tregon se ne që jemi vendas duhet të tregojmë vëmendje maksimale. Do të jemi me tolerancë zero kur vjen puna tek super marketet, tek bizneset, tek ata që i dinë, i kanë mundësitë, kanë edhe mjetet e tyre të logjistikës, dinë edhe kontaktin e bashkisë për t’ia marrë kartonat në destinacion, sepse kjo është e patolerueshme” nënvizoi Veliaj.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/08/2024 00:32

    Ketu ku jetoj une,bizneset i kane me vete kazanet e pleherave dhe i kane me kapak me kyc,pra tek kazanet e qytetareve nuk i hedhin mbeturinat,por edhe qytetaret nuk i hedhin dot mbeturinat tek kazanet e bizneseve dhe makinat qe mbledhin mbeturinat e qytetareve jane te ndryshme nga ato qe mbledhin mbeturinat e bizneseve.

    Përgjigju
  • ilir: 05/08/2024 16:12

    NDERTO INCENERATORIN E TIRANES O KELYSH KURVE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës