Veliaj: Ceremonitë mortore do zhvillohen, mos jepni dorën! Në celebrime vetëm nusja-dhëndri dhe dëshmitarët

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të shumë qyteteve në botë, e për pasojë edhe disa zakone tipike të popujve kanë pësuar ndryshime. Kështu do të ndodh edhe në Shqipëri, në ceremoni mortore, ku Veliaj ka kërkuar që të shmanget dhënia e dorës apo në celebrimet në Bashki, ku të pranishëm do të jenë vetëm nusja-dhëndri dhe dëshmitar, jo persona të tjerë të afërm.

“Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh, kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky momenti. Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimet funerale. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, duhet të shmangim zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra të tjera për të shprehur keqardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim funeral, si në Sharrë, edhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës”, bëri me dije Veliaj. 


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Veliaj: Mbyllen qendrat sociale për të moshuarit! Gjoba kush rrit çmimet e ushqimeve! Punonjësit e Bashkisë mbi 60-vjeç dhe nënat pushim


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja