Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka quajtur deputetët e Partisë Demokratike, kalamaj frikacakë që mbajnë armë e dhunojnë gratë.
 
Kështu u shpreh Veliaj në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës, ku vizitoi 3 efektivet e Policisë Bashkiake që u lënduan gjatë protestës së sotme tek këndi i lojërave pranë Parkut të Liqenit Artificial.
 
“Bashkia është në krye të detyrës dhe Tirana nuk është as Alepo dhe as Palmira. Ne kemi bërë disa denoncime. Nuk më intereson sa vip është deputeti, në thelb janë kalamaj frikacakë që marrin armë kundër grave. Parti që nuk e njeh trimërinë. Trimëri është që të respektosh ligjin," tha kryebashkiaku duke shtuar se Bashkia e Tiranës ka bërë disa denoncime.

erion veliaj

Veliaj tha se 3 policet, Ludina Sinani 44 vjeç,Sonila Azemi 25 vjeç dhe Doriana Kolgjinaj 24 vjeç po marrin ndihmën mjekësore.
 
“Pas protestës secili drejtues vajti te të tijtë: Një drejtues vajti te rrugaçët me imunitet me armë, drejtuesit e tjerë vajtën tek ata që mbrojtën dinjitetin e shtetit dhe qytetin, investimin publik, siç në rastin tonë te tre koleget e Policisë Bashkiake, të cilat janë nën kontrollin e mjekëve. Tre zonjushave të Policisë Bashkiakë i urojmë shërim të shpejtë. Dua të falenderoj të gjithë mjekët e përkushtuar të Spitalit Ushtarak dhe gjithë kolegët e tyre që po u rrinë pranë. Një prej tyre ka një shembje të klavikulës dhe besoj do të marri një kujdes më të specializuar, pas fazës së emergjencës. Dy të tjerat, njëra ka pasur shembje në kokë, nga goditjet që ka pasur mbas koke, dhe tjetra në shpinë.
,” informoi Velaij.

erion veliaj