Veliaj: Do të luftojmë për 61 mandate, s’ka rëndësi nëse futet ose jo opozita

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit do të synohet fitimi i 61 mandate në Këshillin bashkiak. Veliaj nënvizoi se pavarësisht nëse opozita do të hyjë ose jo në zgjedhje, kjo mazhorancë garën e ka me veten për të arritur një rezultat më të mirën dhe për të vijuar projektet transformuese për Tiranën që kanë nisur.

“Nëse opozita vazhdon  të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi I tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam I bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se Këshilli I ri do të ketë një shumicë të re që do të mundësojë marrjen e vendimeve të rëndësishme. Ai premtoi se më e mira do të vijojë në katër vitet e ardhshme. “Ne të kemi edhe një listë rezervë ku duam të promovojmë dhe shumë nga të rinjtë dhe të rejat tanë për t’u siguruar që Tirana e ka një këshill bashkiak aktiv me një shumicë që na mundëson të marrim vendime të rëndësishme, të ecim shpejt dhe nëqoftëse mendoni se ecim më shpejt dhe transformuam Tiranën këto katër vite, ju garantoj më e mira është përpara”, shtoi ai.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 03/05/2019 17:13

    Opa dhe beni qe i duket vetja se ecen vete. Ke te drejte se nuk ke ndonje dinjitoz perballe.

    Përgjigju
  • Almira: 03/05/2019 13:47

    Ty do te rrjepin mor ditezi sapo ti lekunden pak pozitat atij qe ke ne krye! Te paret bashkehajdutet e tu. Mos dil e bej deklara si trim se nuk je i tille. Skuth

    Përgjigju
    • Taras Bulba: 03/05/2019 15:30

      Po moj Almira katunarevashtu eshte si thua ti moj sgarabajge

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja