Në vijim të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, zhvilloi ecje me banorë të Njësisë 3. I shoqëruar nga kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës, Blerina Gjylameti, deputetja e PS, Klotilda Ferhati, ai u takua banorë të njësisë, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për punën e bërë në këto 4 vite në këtë njësi, e cila është përfituese e shumë projekteve transformuese.
Banorët e falenderuan Veliajn për vëmendjen e treguar në këto 4 vite edhe për lagje, të cilat më parë konsideroheshin periferike, ndërsa kërkuan prej tij vijimin e punës së nisur, në mënyrë të veçantë me infrastrukturën, këndet rekreative dhe hapësirat e dedikuara për fëmijët.
Më pas, kandidati për kryetar bashkie inspektoi punimet që po bëhen në një nga projektet më transformuese të Tiranës, që prek direkt edhe Njësinë 3 dhe që ka të bëjë me rehabilitimin e gjithë bregut të Lumit të Lanës, nga zona e Maternitetit të Ri deri te Ura e Shkozës. Ai vlerësoi punën e bërë në transfomimin e një zone që pak vite më parë ishte e mbuluar nga ferrat dhe papastërtitë, në një hapësirë që përveç sistemimit të lumit të Lanës, janë krijuar edhe trotuaret, zonat e gjelbra, rruga për makinat, si një zgjatim i pjesës tjetër të lumit të Lanës.
Veliaj theksoi se ky projekt jo vetëm që ka rehabilituar një hapësirë që më parë ishte krejtësisht e degraduar, por i ka sjellë një përfitim direkt banorëve të zonës, të cilëve iu është krijuar infrastruktura e duhur rrugore, si dhe iu është shtuar vlera e pronës për shkak të aksesit që kanë me një rrugë krejtësisht të sistemuar.
Ai falenderoi banorët për bashkëpunimin, ndërsa theksoi se puna e bërë në këto 4 vite për transformimin e Tiranës do të vijojë edhe në mandatin e ardhshëm.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
'Ore hapeni rrugën se kam fëmijët në shkollë', opozita përplaset me qytetarët para Bashkisë së Tiranës, iu bllokon rrugën
20 Dhjetor, 13:31
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor, 17:49
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05