Ministri Veliaj po plotëson dora dorës strukturën e dikasterit të cilin drejton me njerëzit që do kontribuojnë në këtë dikaster.

“Pas vendit vakant të Sekretarit të Përgjithshëm, sot emërova në këtë detyrë sipas ligjit, Znj.Itena Ndroqi. Juriste e shkëlqyer, ajo është diplomuar në "Alma Mater Studiorum" në Universitetin e Bolonjës, në Fakultetin e Jurisprudencës. Itena, mirë se erdhe në ekip!”, ka qënë postimi më i fundit në profilin e tij në rrjetin social facebook i ministrit të ri të Mirëqenies dhe Rinisë, Erjon Veliaj, përmes të cilit lajmëron emërimin e ri si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë që ai drejton.

Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)