Veliaj: Është kollaj të ankohesh, por është shumë më vështirë t’i bësh gjërat

 Veliaj: Është kollaj të ankohesh, por është shumë më vështirë t’i bësh gjërat

Erjon Veliaj dhe Dritan Shakohoxha

TIRANË- E kthyer në traditë, Bashkia e Tiranës nisi sot mbjelljen e pemëve të reja dhe zëvendësimin e atyre të dëmtuara. Nismës iu bashkua kësaj here një nga gazetarët më të njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i cili së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, mbollën pemë në Parkun e Liqenit Artificial, që është kthyer në një nga hapësirat më të dashura për kryeqytetasit.

“Është më e bukur kur njerëzit nuk e kanë detyrim mbjelljen e një peme, por e bëjnë nga dashuria e zemrës, nga mirësia për t’i dhënë mbrasht diçka qytetit. Më vjen mirë që sot jam me shokun tim të vjetër, Shakohoxhën. Është kollaj të ankohesh, por është shumë më vështirë t’i bësh gjërat. Të prishësh terezinë dhe të thuash sot do të mbjell një pemë, të mos ankohem se mungon gjelbërimi, por të jap një kontribut”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se pandemia e Covid-19 tregoi për rëndësinë që ka mbrojtja e natyrës dhe falenderoi 2500 qytetarët që i janë bashkuar kësaj nisme, krahas shumë bizneseve apo institucioneve të ndryshme. Veliaj ftoi këdo që ka mundësi që të japë kontributin e tij në këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, sepse kështu lë një pajë për gjeneratën e ardhshme.

“E përdor këtë mundësi për t’i ftuar të gjithë të japin një kontribut, për të lënë një pajë e cila do jetë këtu pavarësisht se kush e qeveris qytetin dhe vendin. Kemi nevojë patjetër për rrënjët e pemëve, por kemi më shumë nevojë për rrënjë të një komuniteti, i cili thotë këtu jetoj, këtu duak të kem sukses, këtu shoh të ardhmen time, këtu po rris të familjen time, do jap edhe një kontribut për qytetin”, deklaroi Veliaj.

Gazetari Dritan Shakohoxha ftoi që kësaj nisme t’i bashkohen edhe të tjerët, për të lënë një gjurmë në qytetin e tyre.

“Çdo shqiptar që jeton jashtë, jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri, por kushdo që vjen një ditë në Tiranë, mund të mbjellë një pemë. Kjo është pema që kemi mbjellë ne, e kemi lënë një gjurmë, një dashuri. Një çift i dashuruar mund të vijë të mbjellë një pemë, nuk ka gjë më të bukur. Shumë e bukur, merrni frymë njerëz dhe mbillni pemë se ia vlen”, deklaroi ai.

Nismës së Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar jo vetëm familjarë, biznese e përfaqësi diplomatike, por edhe shumë personalitete të njohura nga fusha e politikës, artit dhe sportit.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiku: 27/11/2020 17:02

    Mbill një pemë e tani justifikon një Pallat?!..ndërto ose rikthe Trotuaret e këmbësorisë...o Lali Demagogu!

    Përgjigju
  • Ben: 26/11/2020 17:07

    Duhet informata te detajuara reth procesit ,si mos te keni vonesa ne kete proces tregoni detajet dhe besoj se do keni votat e prillit.

    Përgjigju
  • Riku: 18/11/2020 21:26

    Po cfare vlerash ka ky tipi qe del ne foto o kryetar. Ai eshte thjesht nje komentator. Ti ke inxhiniera ne bashki qe projektojne rruge ,vepra dhe jane asete te ketij qyteti dhe meritojne te dalin krah teje duke mbjelle peme apo dhe ne evente te ndryshme. Ti vete mer kete cop druri qe seshte asgje. Ahh si nuk u vleresuan njehere ata qe vertet i japin ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë