TIRANE - Rritet numri i nxënësve që kanë zgjedhur ta kryejnë arsimin e mesëm në shkollat profesionale. Sipas ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, një vit më parë numri i nxënësve në të gjitha shkollat profesionale ishte 3400, ndërsa këtë vit ka shkuar në 6 mijë.
Gjatë një vizite në shkollën profesionale ‘Gjergji Canço’, Veliaj u ndal edhe në risitë që do të ofrojë për këtë vit kjo shkollë.
Ai deklaroi se është tejkaluar objektivi i vendosur për rritjen e regjistrimeve në shkollat profesionale nga Ministria e Mirëqenies Sociale, me rreth 40 %.
Drejtoresha e shkollës Hedije Bertha u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve se regjistrimet vazhdojnë edhe për një javë.
Po çfarë i ka nxitur këta nxënës që të bëhen pjesë e shkollës profesionale ‘Gjergji Canço’ dhe cilat janë benefitet që ata përfitojnë.
Pas përfundimit të vitit të tretë të gjithë nxënësit janë të aftë për tregun e punës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com