
Report Tv ka zbardhur votimin e 8 gjyqtarëve në Kushtetuese lidhur me ankimimin e Erion Veliajt.
Pesë prej tyre kanë votuar pro kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës për rrëzimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, dhe anulimin e zgjedhjeve në kryeqytet.
Kundër kërkesës së Veliajt ka votuar vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe Sonila Bejtja e Gent Ibrahimi.
PRO: Sandër Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini
KUNDËR: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi
Lajmi kryesor:
Erion Veliaj mbetet kryebashkiak, s’ka zgjedhje në Tiranë! Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Begajn, kryetarja Zaçaj votoi kundër! Zbardhet vendimi












