Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, mori pjesë sot në ceremonine e organizuar me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, që mbyllën me sukses praktikën, duke e cilësuar praktikën si "një garë që jo të gjithë do ta përfundonin".
Ministri Veliaj tha se "ndjehem krenar që 90% prej jush e mbaruat këtë maratonë dhe mezi pres që të jeni fytyra e re e drejtësisë shqiptare".
"Më vjen mire që kolegët e vlerësuan grupin tuaj, pasi ekziston një gjeneratë e re me energji pozitive që e shikon punën në shtet si energji pozitive për t'i dhënë publikut. Kjo praktikë është edhe starti i ndërmarrjes së reformës në drejtësi qe t'i prezantojmë Shqipërisë një fytyrë krejt tjetër, që përfaqësohet nga grupi juaj dhe të rinjtë në tëresi", tha Veliaj.
"Nuk mund ta anashkaloj jo vetëm konteksin e reformës në drejtësi, por edhe kontekstin e ngjarjes së fundit që ndodhi në Beograd. Unë besoj se 100% kemi fituar betejën morale, por tashme ka filluar një beteje tjetër, ajo juridike, që të mbledhin faktet dhe të provojnë me fakte atë që ndodhi. Edhe ngjarja e fundit tregon se sa nevoje kemi për juristët, për të patur avokate ekselente për të na përfaqesuar brenda e jashtë vendit dhe shembulli i fundit është pjesë e kësaj. Tani që kemi fituar betejnë morale, na duhet mendja dhe talenti juaj për të fituar edhe betejën juridike", theksoi Veliaj.
ATSH
/Shqiptarja.com