Veliaj flet për përkrahjen nga artistët: Të turpshme sulmet ndaj Luizit dhe Oltës, pse nuk janë me Berishën

Veliaj flet për përkrahjen nga artistët: Të turpshme sulmet ndaj Luizit dhe Oltës, pse nuk janë me Berishën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi mbështetjen e madhe që ka marrë në këto zgjedhje nga artistët. Ai tha se Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë artistët, pa dallim, edhe ata që kanë bërë këngën e fushatës së PD-së.

“Po të isha unë sot në opozitë, do thoja: Po mirë more, po nuk gjendet asnjë njeri publik që të na mbështesë ne? Po mirë more, asnjë njeri me reputacion, asnjë njeri që ka sot talent? Ju mendoni se Rita Ora, Dua Lipa apo Ava Max dhe shumë prej artistëve shqiptarë, kanë nevojë për Bashkinë e Tiranës? Ne na bëjnë nder kur vijnë këtu për të kënduar. Së pari, kanë ardhur të këndojnë pa pagesë. Kurse me Alban Skënderajn njihem që kur kam qenë 22-23 vjeç, kur filluam “Mjaft-in”, pastaj te “G-99”; pra, janë shokë me të cilet jam rritur. Pjesën më të madhe të këtyre shokëve, i kam nga koha kur kam qenë në opozitë. Me Ledri Vulën kemi qenë fëmijë të vegjël kur shkonim për pushime, pa e ditur sa i madh do bëhej ai. Me shumë prej tyre jemi miq të kahershëm. Miqtë ia shprehin mbështetjen njëri-tjetrit. Siç unë jam krenar për ta, ata janë krenarë për punën që po ndodh në Tiranë. Kjo është më se normale. Nga ana tjetër, PD-ja ka një problem të rëndë pse njerëzit nuk e mbështesin dhe pse shumë prej atyre që konsiderohen mbështetës është gati t’i linçojnë”, tha ai.

Për ta konkretizuar, Veliaj solli dhe rastin më të fundit të sulmit nga drejtuesit e Foltores kundër Luizit dhe Oltës së Big Brother.

“Të shikosh çfarë i bënë Luizit e çfarë i bënë Oltës, ishte për turp. Pra, ai lloj linçimi ku ti i thua të tjerëve ‘Ose me mua, ose unë të turrem me libër shtëpie’, tregon se në ç’gjendje të rëndë mendore janë – por nuk është vetëm Saliu, është e gjithë ajo psikozë, që e drejton atë copë që ka ngelur nga PD-ja. Kur shikon njerëz që i turren Çiljetës pse ti flet mirë për Parkun e Liqenit dhe për Tiranën, ndërkohë që ajo është një nënë që po rrit fëmijën këtu dhe flet për gjëra që po ndodhin në Tiranë”, theksoi Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit