TIRANË - Me fondet e aftësisë së kufizuar është abuzuar. Ata janë përdorur edhe për fushata elektorale, duke lënë për muaj të tëra pa para këto kategori”. Deklarata është bërë nga vetë ministri i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj, dje, në Ditën Ndërkombëtare të Personave që nuk dëgjojnë. "Eshtë abuzuar jashtëzakonisht gjatë fushatës me fondin e paaftësisë. Ajo që ka ndodhur është një masakër financiare.
Kam kërkuar që të bëhet një audit i menjëhershëm dhe ata që janë fajtorë për këto abuzime dhe njerëz që janë shëndosh e mirë, por abuzojnë me pagesa të të tilla, do të procedohen ligjërisht. Jemi në kontakt me Ministrinë e Financave të bëjmë maksimumin që askush që është nevojtat të mos i mungojë pagesa", - tha Veliaj.
Po ashtu, Veliaj, gjatë takimit me nxënsit e Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë, ka deklaruar se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së shpejti do të hartojë një ligj që sanksionon njohjen dhe zyrtarizimin e gjuhës së shenjave. Në takim ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u ka garantuar kësaj kategorie se do të kenë akses në të gjithë sistemin arsimor dhe krijimin e të tjera lehtesirave.
Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com