Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar këtë të diel një video që me siguri do iu rregulllojë ditën.
 
Në videon e postuar prej tij shihet kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë celebrimit të një çifti. Por e veçanta e kësaj video është pikërisht vogëlushja që mban në krah Veliaj.  
 
Teksa prindërit e saj po martohen, dhe Veliaj i celebron, ajo mbështet kokën në kraharorin e Veliaj.
 
Kryebashkiaku e përkëdhel vogëlushen që për hir të së vërtetës është mjaft e bukur dhe ajo siç duket ndihet mjaft rehat, teksa shijon dasmën e prindërve. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com