TIRANË- Bashkimi i shqiptarëve të bërë në Konferencën e Pezës duhet të bëhet edhe sot nga partitë politikë. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë festimeve në ditën e fundit në Pezë. Dua të theksoj se Konferenca e Pezës arriti të rendiste Shqipërinë krahas gjithë vendeve të tjera europiane që luftonin për këtë ideal dhe mesazhi i saj është po aq kuptimplotë edhe sot: “Lipset bashkim dhe bashkëpunim i gjitha forcave politike që drejtojnë vendin drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe renditjen e tij krahas vendeve të zhvilluara të familjes së madhe europian” – u shpreh kryebashkiaku.
Gjithashtu Veliaj thekësoi se konferenca e Pezës simbolizion luftën e popullit shqiptarë. “16 shtatori përmbledh filozofitë e viteve të tëra lufte të popullit shqiptar ndaj cilitdo pushtuesi, që nga këshilla e Skënderbeut se bashkimi e bën fuqinë, e deri tek thirrja e rilindasit Pashko Vasa: “Se feja e shqiptarit është shqiptaria!”, - tha Veliaj.
Fotot
Por festa e Pezës është kthyer në një mollës sherri mes opozitës dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Fotot e Enver Hoxhës të shfaqura nga anëtarë të Partisë Komuniste gjatë festimeve kanë bërë që opozita të akuzojë Bashkinë e Tiranës por dhe Kryeministrin se janë nostalgjik për Enver Hoxhën.
“Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e Enverit e Nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit. Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve” - tha Edi Paloka në një konferencë për shtyp. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e kryebashkiaku Veliaj. “Nuk ka të ardhme kush harron historinë e vet.
Në Pezë “pa dallim feje, krahine e ideje” për respekt e kujtim! Para se PD të marrë super-xhiro histerike për Pezën, me duhet të sqaroj së në ceremonine e Bashkisë së Tiranës s'kish asnjë foto të Enverit. Po, siç ndodh rëndom, ka tipa të PKSH-s që pas eventeve shpalosin çudira të së njëjtës PKSH që ish aleate e PD kur vodhi bashkinë në 2011. Ndaj para se histeria t'ju errë sytë për historinë, kolegë t'SHQUP (një ikonë e Enverit po aq) çlirohuni nga Enveri që keni brenda vetes“, - shkruan Veliaj në profilin e tij Twitter.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO