Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët

Shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi” në Sauk po pajisen me terrene sportive dhe mure rrethuese për sigurinë e nxënësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në të dyja shkollat dhe e cilësoi ndërhyrjen e bashkisë si një lajm të mirë për banorët.

“Ka qenë një merak i yni sepse fëmijët shkonin në terrene sportive private, ndërsa as shkolla nuk kishte rrethimin e duhur e krejt papritur oborri kthehej në parkim makinash”, tha Veliaj.

Por, tani situata për këto dy shkolla po ndryshon.

“Sot kemi terrenet sportive, territori i shkollës është rrethuar, çka e bën të qartë se ky është një terren publik. Më vjen mirë që më në fund shteti ka marrë atë që është e vetja dhe kur them shteti, publiku, qyteti, lagjja jonë dhe nxënësit tanë, ndërkohë privati ka hapësirat e veta. Ndaj, vërtet tani ndihem mirë që nxënësve mund t’u themi dilni me 10-ta, shkolla është në kushte të jashtëzakonshme, kemi edhe terrenet sportive. Kam një ftesë edhe për komunitetin, që ta përdorim hapësirën pas orëve të mësimit, për t’u siguruar që i gjithë ky komunitet e shfrytëzon këtë pronë. Ftesa është për banorët dhe shoqatat sportive që t’i shfrytëzojmë edhe fushën e basketbollit, edhe të futbollit”, tha ai.

Kryebashkiaku ftoi komunitetin dhe shoqatat sportive të shfrytëzojnë këto hapësira pas orëve të mësimit, për të siguruar një përdorim maksimal të terreneve të reja të basketbollit dhe futbollit. Veliaj njoftoi se do të bëhen investime të tjera në Njësinë 2.

“Kemi disa investime të tjera për Njësinë 2, ndaj me të mbaruar me këtë kantier, do të hapim disa fronte të reja: së pari, te ‘Spitali i Arabit’ ku do ndërtojmë një shkollë, ndërsa po aty përballë, te Akademia e Policisë, ai sheshpushim dhe parkingu që është pronë e Bashkisë së Tiranës, do të bëjmë një shkollë tjetër.

Kjo do të thotë se edhe lagjja poshtë, edhe lagjja lart, pra siç janë këto dy shkolla binjake, 9-vjeçare dhe gjimnaz, ashtu do të bëjmë një dyshe tjetër, 9-vjeçare dhe gjimnaz. Besoj fort që me këtë rritje që ka Sauku, ku praktikisht nuk dallohet ku fillon zona rurale e ku mbaron zona urbane, probabiliteti është shumë i lartë që në 10-15 vjet, edhe ato shkolla do të mbushen. Jemi me fat që të parashikojmë tani për Tiranën e 10-15 viteve të ardhshme”, përfundoi ai.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Intervista e fundit e Parashqevi Simakut dhe bashkëshortit të saj Robert Nolfe kur uronin shqiptarët për festat 

Intervista e fundit e Parashqevi Simakut dhe bashkëshortit të saj Robert Nolfe kur uronin shqiptarët për festat