Pas kritikave për projektin e ndryshimit të Zogut të Zi, zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës ka shpërndarë një material ku kryebashkiaku Erion Veliaj inspekton punimet për këtë projekt.
Pa u ndalur në detajet e projektit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo do të jetë një tjetër hapësirë e gjelbër në Tiranë.
Gjithashtu Veliaj tha se së shpejti do të nisë puna për rikonstruksionin e fasadave tek Pallatet e Zogut të zi për të realizuar një mini Time Square, edhe pse vetëm pak kohë më parë për fasadat e pallateve në këtë zonë u zbatua një tjetër projekt për rikonstruksionin e tyre.
“Projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve. Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi ‘Skënderbej’”.
”Do të ketë një pastrim fasadash nga reklamat, posterat dhe mbishkrimet e tepërta që janë ndotje estetike. Në disa kemi ndërhyrë me grafiti apo me vendosjen e sistemeve të reklamave dixhitale, por unë besoj që e ka mundësinë të jetë një mini “Time Square” i rrethuar me reklama dixhitale, me një qendër e cila do të jetë gjithashtu e vizitueshme”.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se një nga projektet e ardhshme do të jetë edhe ndërtimi i nënkalimit te sheshi “Shqiponja”.
“Fillimisht do të fillojmë me nënkalimin te sheshi “Shqiponja”, aty e kemi edhe nyjën më të madhe problematike dhe për sa kohë që zgjidhim atë, duke e integruar me Unazën e Madhe të Tiranës, do të shikojmë sesi do të sillet trafiku për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe Zogut të Zi. Por, teksa mendojmë për një zgjidhje afatgjatë, është shumë e rëndësishme edhe estetika dhe funksionaliteti i kësaj që kemi. Ndaj mezi pres që në një kohë rekord, për pak javë, të kemi një hyrje të Tiranës që është po aq dinjitoze sa hyrja e çdo shtëpie të qytetarëve të Tiranës”, theksoi Veliaj.
Rikonceptimi i rrethrrotullimit te Zogu i Zi parashikon krijimin një miniparku me gjelbërim, disa shatërvanë, si dhe infrastrukturë ndihmëse.
[gallery]23380[/gallery]
Sheshi i ri tek ‘Zogu i Zi’, bashkia s'bën transparencë për punimet
Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, po rindërtohet sërish, për herë të tretë brenda 10 viteve. U nis në vitin 2005 për mbikalim nga Edi Rama si kryetar bashkie, por pas një përplasje të fortë me qeverinë Berisha, mbikalimi u prish dhe u rindërtua shatërvani dhe rrethrrotullimi i pak ditëve më parë.
Me ardhjen e tij në pushtet, Rama tha përkrah Erjon Veliajt se do të ndërhyhej sërish në këtë nyje të trafikut, dhe punimet filluan me të vërtetë këtë të enjte. Por punimet nuk po ndërtojnë “ëndrrën e prerë në mes” të Edi Ramës, mbikalimin, por po restaurohet projekti i Berishës, rrethrrotullimi.
Rrethimi i kantierit tregon disa ide se si do të restaurohet sheshi. Sic duket, do të ndërtohet një minilulishte, një shatërvan më i vogël dhe një instilacion artistik.
Ajo që duket e pakuptueshme është se projekti parashikon, sic duket edhe nga fotot, që zona të jetë e aksesuesshme për njerëzit. Pra, qytetarët të kalojnë përmes makinave në një trafik të rënduar për të shkuar tek lulishtja, ndërkohë që po sipas projektit, nuk ka asnjë planifikim vizash të bardha që qytetari të arrijë deri tek hapësira e re që do të krijohet.
Vizat e bardha nuk të çojnë në asnjë rast brenda rrethit. Ato janë të vendosura për të shkëmbyer qytetarët mes akseve rrugore përpara se makinat të hyjnë në rreth.
Në kantierin e ndërtimit nuk ka asnjë tabelë informuese se kush është firma kontraktore, sa do të zgjasin punimet dhe sa do të kushtojnë ato. Një përgjigje e tillë nuk u dha edhe pas interesimit zyrtar të Report TV.
Burime zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për një projekt të ri, por për një kualifikim urban, që do të rregullojë cilësinë e këtij territori dhe do ta bëjë atë më të përdorshëm, pa e devijuar objektin themelor, pra, rrethrrotullimin.
[gallery]23368[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
shmang detajet për projektinSondazhi/A ju pëlqen projekti i ri i Bashkisë?">