Veliaj ironizon projektin e Këlliçit: Ata që dje premtuan nënkalim te “Zogu i Zi” sot duan të prishin Sheshin Skëndërbej

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj, solli në vëmendje premtimet e kundërshtarëve politikë për gjëra falas e për nënkalime në shesh, të cilat i cilësoi një marrëzi dhe rikujtoi se ata premtuan edhe nënkalim te “Zogu i Zi”, nënkalim te “Sheshi Shqiponja”, por nuk bënë asnjë nga këto.

“Zogun e Zi sapo erdhën në pushtet me rrena, e prishën. Ju kujtohet tre vjet bllokim te “Astiri” për nënkalimin te “Shqiponja”? Tani këta thonë do bëjmë nënkalim te Sheshi “Skënderbej” . Por, në qendër të Tiranës, aty ku ne kemi një hapësirë që ka fituar çmimin si hapësira më e mirë në Europë në 2018-ën, gropa nuk do të ketë më.”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për prishjen e “Sheshit Skënderbej” ka pasur reagime dhe nga Barcelona, qyteti i cili i dha dhe çmimin e parë realizimit të këtij projektit, si hapësira më e mirë publike.

“Morën sot nga Barcelona të shqetësuar thanë: Do prishni sheshin që ka marrë çmim?! Por - i thashë - jetojmë në demokraci dhe lejohet të thuash edhe marrëzi, lejohet të thuash edhe çudira, edhe dokrra të kësaj natyre. Në demokraci biem dakord të mos biem dakord. Ne histori si te Zogu i Zi, si te Astiri, që këta duan nënkalimet, shkuan t’i sabotojnë. Dhe të vetmet gropa ishin ato si e Hajdin Sejdisë. Ne mbrapa nuk kthehemi. Ne do shkojmë vetëm  përpara”, tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Veliaj: Ka vetën dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka dhe duan të na kthejnë prapa: Berisha dhe Meta

 

Në vijim të turit të tij të takimeve, Kryetari Veliaj u ndal në Njësinë Administrative nr.5, nga ku u kërkoi qytetarëve që të fiksojnë emrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës  si njerëzit që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe kanë vetëm një synim: Të kthejnë vendin mbrapa!

“Kemi disa kundërshtarë që duan të shkojnë mbrapa. Këta kanë emër dhe mbiemër, nuk janë njerëz abstraktë. Quhen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fiksojini mirë këto dy emra. Dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka. Dy emra që Shqipëria, i bëri president. Dy emra që Shqipëria i bëri kryeministra. Dy emra që Shqipëria i mbajtur 33 vjet kalapiç dhe kalaqafë, duke i dhënë rroga si deputet. Dy emra që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe vetëm i kanë bërë keq. Ju kujtohet se thanë në 97-ën, u trajtuan ato problemet tona të gjimnazistëve, por në 97-ën u veshën mijëra gra me të zeza. Vriste shqiptari - shqiptarin për sport. Ikën gjithë kursimet e shqiptarëve”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se koalicioni i dyshes Berisha-Meta nuk meritojnë asnjë votë, madje as nga vetë demokratët, të cilët i ftoi të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të mos bëhen palë me ata që kanë hallet e tyre.

“Ku i gjejnë lekët këta? Se këta kanë rënë nga vakti prej kohësh. Me KQZ nuk ju takon, vulën e partisë nuk e kanë.  Në punë nuk janë, nga bashkitë ikën, nga qeveria ikën, nga parlamenti ikën. Braktisën gjithçka. Kush i paguan këto lekë, ku i gjejnë këto paratë? I patë faturat e rusëve te llogaria e Monikës? Këta hanë bukën e Amerikës dhe bëjnë duanë e rusëve. Kjo është diferenca me këta. Këta nuk meritojnë asnjë votë. Ndaj dhe ftesa për demokratët duhet të jetë, mendoni për familjet tuaja, mendoni për fëmijët tuaj. Nëse familja juaj është gjëja më e shtrenjtë edhe se tesera e partisë, ejani me ne që të ecim përpara dhe të vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Veliaj.

Ora 19:33
Veliaj takim me banorët e Njësisë 5: Rruga e Kosovarëve, dikur kaloje me tank, sot me vlerë të rritur të pronës

 

Në vijim të turit të gjelbër drejt zgjedhjeve të 14 Majit, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj mbolli disa pemë në Njësinë 5 në kryeqytet. Veliaj renditi me banorët disa prej investimeve më të rëndësishme që janë bërë në këtë zonë, të cilat kanë bërë që të rritet ndjeshëm vlera e pronës.

“Dikur në “Rrugën e Kosovarëve” duhet të kaloje me tank, sot është një nga rrugët që i është rritur më shumë vlera e pronës në të gjithë Gadishullin Ballkanik, se në Tiranë dhe në Shqipëri as nuk diskutohet. Rruga e Kosovarëve sot është komplet model zhvillim. Ka disa veta që thonë është rritur shumë vlera e pronave. Në Tiranë 93% janë pronarë. Në qoftë se një pronë në 2015-n vlente 100 lekë dhe tani vlen 250 ose 300, kjo është mirë apo është keq?  Keq është kur bie vlera e pronës. E di unë si ulen çmimet e pronës. Lërë një natë Tiranën pa pastruar, bie vlera e pronës. Lëre dikë të fillojë ndërtimi pa leje, bie vlera e pronës. Lëre dikë të të çajë rrugën përpara dhe të të vërë kunja dhe bllokues, bie vlera e pronës. Lëri komshinjtë të theren me njëri – tjetrin, pa administrator dhe të bie vlera e pronës. Lëri të kthehen ata siç e bëmë atë gabim në 2011-n dhe ne e pamë që shkoi vlera e pronës si ‘kovë pusi’ ”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kush ka bërë 100 punë, shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë e investime të tjera, bën akoma më shumë. “Kush i bën 40 shkolla bën edhe 42, kush i bën 100 rrugë, bën edhe 105, kush i bën 1 milion mbjellje bën edhe  1 milion e 100 mijë. Por kush nuk ka prekur mistri dhe lopatë me dorë, nuk bën dot asnjë punë. U them kundërshtarëve, një shkollë më thoni nga fillimi në fund. Heshtin se nuk kanë bërë asnjë shkollë. Ne duhet të përveshim mëngët, të vazhdojmë përpara, të bëjmë edhe lotin e fundit të shkollave dy të Astirit, dy të Liqenit të Thatë, dy të Saukut, për t’u siguruar qe mbaron kjo punë”, tha Veliaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 24/04/2023 08:02

    O Erjon Veliaj ti je më keq se Sali Bajga e se Like Floriri. Ti i ke bo pallatet njit me njëri tjetrin që fmit skan ku të luajn e ku të argëtohen. Pra ti mos u mer me plerat Sali Bajgën e Spiunin Ilir Metaj po meru me veten tënde që je super pler. Me një fjal ju politikanët jeni të gjith plera pa përjashtim.

    Përgjigju
  • Një pemë një votë: 24/04/2023 01:19

    Duam Lulishten Poshtë Digës ta' bësh me Pemë e Shatërvan si Park aty para Grataçelave të Lake view...!mjaft me beton...

    Përgjigju
  • Populisti: 23/04/2023 22:32

    Vetëm demagogji duke sharë Ata,për inst të atyre ju thu ejani me mu?!!!..Po Te Rr.e Kosovarëve(që mirë është t'a baptezosh me një emër më trendy),pse nuk mbjell pemë e ta' bësh Park e Lulishte me fusha Sportive edhe aty Poshtë Digës.së Liqenit..si Buma e Benefit??! Mbill pemë Mesdhetare rreth perimetrit të Liqenit,edhe mbi Digën e Liqenit mbill Ullinj a Agrume(Limona Mandarina)...që të jetë gjithmonë e Gjelbër!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç