Veliaj: Javën tjetër hapet tregu agro-ushqimor i Farkës! Na duhet bashkëpunimi qeveri-bashki

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, njëherësh kandidat i PS-së për një mandat të tretë në bashkinë e Tiranës, vlera e pronës pranë Liqenit të Farkës, është rritur falë investimeve.

 “Ftesa për të gjithë prindërit është: ta shfrytëzojmë këtë park të mrekullueshëm, që po kthehet në një nga zonat rezidenciale më të kërkuara në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Në Farkë, në Petrelë, e në Mullet, në Lundër, ka ndodhur rritja më e madhe e vlerës së pronës falë punës”- tha Veliaj.

Në krah të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, Veliaj lajmëroi se javën e ardhshme do të hapet tregu agroushqimor i Farkës, i pari treg publik në Tiranë për fermerët.

 “Më në fund e thyejmë monopolin e privatit, ku praktikisht 70% e kostos ishte fitimi që fuste në xhep privati. E kemi bashkëfinancuar me Fridën, prandaj është e rëndësishme që mos të bëjmë luftë me qeverinë. Bashkia dhe qeveria ka interes që edhe fermeri ynë nga Baldushku, nga Mulleti, nga Iba, nga Vaqarri, nga Arbana, Ndroqi e Peza, e gjithë lugina e Erzenit, të ketë një treg ku ti futesh pa haraçin që duhet paguar te privati dhe qytetarët e Tiranës ta shtrojnë tavolinën me fruta dhe perime që kushtojnë më pak dhe janë më lirë falë këtij bashkëpunimi të Qeverisë dhe të Bashkisë,”- u shpreh Veliaj.

Për të realizuar këto investime, Veliaj tha se qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialiste, e cila sipas tij është e vetmja forcë që di t’i çojë punët përpara.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE