PEZË- Në shtator Teatri Kombëtar i shembur në orët e para të mëngjesit të 17 majit, pritet të kthehet në kantier ndërtimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se e gjitha vera do të shërbejë për detajimin e projektit për teatrin e ri, në mënyrë që vjeshta të shënojë edhe nisjen e punimeve.
“Sheshin Skënderbej e bëmë bashkë, pas vitesh të tëra debati. Po ashtu edhe Liqenin, që kishte vite të tëra që as nuk riparohej Amfiteatri, as nuk çlirohej pjesa e dytë e zaptuar. Bashkë e bëmë Pazarin e ri, i cili ishte zhytur në lluc e në minj, por doli në dritë! Sot është bërë një nga vendet më të bukura. Bashkë e bëmë Kalanë, pjesën e parë, do vazhdojmë me pjesën e dytë. Pavarësisht se na u hodhën në fyt, ato dolën në dritë dhe po shijohen edhe nga njerëzit, ka jetë. Bashkë bëmë edhe Bulevardin e ri, aty ku do jenë lagjet e reja të Tiranës dhe Tirana e 100 viteve që do të vijnë. Bashkë bëmë stadiumin; kush do e mendonte që stadiumi i Shqipërisë do ishte stadiumi më i mirë në Europën Juglindore që në vitin e parë dhe do të shitej çdo biletë, jo vetëm për ndeshje ndërkombëtare, por edhe për ato lokale. Sigurisht, bashkë do të bëjmë edhe Teatrin. Do të fillojmë shumë shpejt nga puna. Arkitektët do të shfrytëzojnë kohën e pushimeve, që të detajojmë projektin, pastaj kur të rifillojë jeta në shtator, të kemi filluar edhe atë kantier të ri,”- u shpreh ai.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështetur në protesta edhe nga opozita joparlamentare, e ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion shembjen e teatrit si të paligjshme dhe ka kërkuar që derisa drejtësia të flasë, të mos bëhet asnjë veprim i mëtejshëm me Teatrin kombëtar. Pritet të shihet nëse deri në muajin shtator do të kenë përfunduar apo jo hetimet, dhe se cili do të jetë veprimi i Aleancës me nisjen e punimeve.
Këto deklarata kreu i bashkisë së Tiranës, e dha teksa i dhuroi çelësat e shtëpisë së re familjes Kalleshi në Pezë Helmës, që pësoi dëmtime nga tërmeti I 26 nëntorit. Veliaj tha se javën tjetër do të nisë puna për rindërtimin e mbi 800 shtëpi të tjera të dëmtuara. “Premtuam se festa e Bajramit do të na gjente me shtëpinë e re, dhe falë miqve si Visari, kjo u bë e mundur në kohë rekord. Por, lajmet më të mira do t’i kemi javën tjetër, me ndërtimin e 870 shtëpive të reja, sapo të mbarojmë me të gjitha procedurat për ofertat. Mandej, do të shpërndahemi në të gjithë territorin që të shfrytëzojmë kohën gjatë verës. Një gjë është e sigurt, kur ne shqiptarët punojmë bashkë bëjmë gjëra të mrekullueshme,”-u shpreh Veliaj.
Pse aq ngut per ta prishur kur s'ka as projekt e as pare per ta ndertuar? pPse duhet te ecin njerezit prane germadhave per 4 muaj deri sa te nise ndertimi? Cdo dite vertetoni qe jeni vec nje dore mafiozash qe veproni haptazi si te tille pa ju dredhur qerpiku, aq te medha i keni bere pazaret tuaja. Do mbeteni ne histori mes figurave me negative e te urryera per shqiptaret!
PërgjigjuZ.Velia ndertimi I teatrit duhet te filloje ne vere ,jo ne vjeshte kur fillojne shirat dhe mos I bej shtojca koti.Vertet teatrin e ka bashkia por fitimet nxiri ne vend tjeter dhe me menyre tjeter.
PërgjigjuI madh eshte . I tregon pezianve se si do bej teatrin. Sa ka me e ngrit mirqenien e pezes ky teater. Pyeti a i kane prer biletat per teatrin e ri
PërgjigjuDeri ne shtator tironcit kane per te vene drune z Erion MJAFT MASHTROVE TI DHESHEFI YT NUK DO BEJE ASGJE EDHE ME TERMETIN DHE ME TEATRIN
PërgjigjuE ka fjalen pe pallatet dhe hyrjet qe do te shesi tek trualli i teatrit. Kto me shoke jane plerat e historise se Shqiperise.
Per Teatrin e morem vesh, ndersa te demtuarit nga termeti jane lodhur me gjendjen ku ndodhen. Duket problemi i pallatit "Rafaelo 2002" ne Yzberish as ne vitin 2021 nuk do zgjidhet, nderkohe banoret kane ngelur rrugeve.
PërgjigjuNe shtator je pak vone Lali Eri sa me shpejt qe te jete e mundur qe te plase nga inati Sali Krimineli Lulaqi Mona Cizmja Ilir Meta dhe zagaret e tyre Neritan Licaj vellezerit Budina Zef Deda matufi Medi Malkaj hajdutja Ardiana Kalaja etj
PërgjigjuHajdutja Ardiana kalaja dhe vellezerit hajdute Budina bashke me rojen e gerdalles bordello 80 vjecare e kane te shkruar ne balle. Tani te shkojne te japin shfaqje ne haremin fashist te Jales qe eshte ne dispozicion dhe te Zef Dedes qe kishte kaluar ne delir pasi i biri eshte ne lajthitje skizofrenike, te marin dhe Guljem qylaxhiun nga Durresi se Nafija do u jape disa trajnime erotiko naziskine.