Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimmarrje. Veliaj theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kanditatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja.
“Rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja. Vendimi për të pasur 30% të rinj dhe të reja në Këshillin Bashkiak është sot, ndaj dhe vendimi për të pasur sipërmarrje rinore është sot dhe fillon sot”, tha ai gjatë takimit.
Veliaj theksoi se për të rinjtë dhe të rejat, ky mandat si këshilltar duhet kuptuar si një mandat shërbimi ndaj qytetarëve.
“Shpresoj shumë që ky mandat i parë i të zgjedhurit direkt nga njerëzit për një detyrë publike të jetë realisht një mandat shërbimi. Pra, jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë, por për të shërbyer”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se kjo shumicë i ka kushtuar një vëmendje të rinjve, angazhim që u mor edhe me Paktin për Universitetet.
Duke komentuar zhvillimet politike, kandidati socialist tha se politikanë të rënë vakti ky vend ka parë shumë, por qytete që shkrumbohen mezi e marrin veten. “Politikanë të rënë vakti ky vend ka pare shumë, por qytetet që shkrumbohen mezi e marrin veten. Një parti e lodhur, e dëbuar, e përbuzur, e mosvotuar, e merr veten sepse do vijë një brez tjetër dhe do të thotë gjëra më të mençura dhe do të distancohet nga Saliu dhe Luli me shokë. Por, një qytet mezi e merr veten sepse ka shumë punë për të ndryshuar. Një qytet nuk është vetëm infrastrukturë, por është kryesisht mentalitet”, deklaroi Veliaj.
Kryetarja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti vlerësoi se falë punës së Veliajt, kryeqyteti është sot plot energji pozitive e me mundësi. Ajo theksoi se Veliaj është një nga të parët që ka pasur angazhimin maksimal ndaj të rinjve. “Ta bëjmë qytetin e të rinjve, një Tiranë me plot energji pozitive, ku sheshet janë plot me të rinj, kur njerëzit gëzojnë aty ku janë, punojnë dhe angazhohen për ta bërë një nga qytetet më të mira që, unë jam e bindur, do të jetë shumë herë më i bukur në këto katër vitet që vijnë, me mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht se ku je dhe nga je. Në Tiranën tonë janë të mirëpritur të gjithë. Në ka njeri që realisht ka qenë ndër të parët që ka pasur angazhim maksimal për të krijuar akses për të gjithë të rinjtë dhe duke pranuar presionin pozitiv të të rinjve, është Erioni”, deklaroi Gjylameti.
Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC). Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve.
KY I fiqeve duket si dygishtaku i saliut
PërgjigjuBravo nje nisem fantastike te rinj plot energji qe bejne gjera te mira per te ardhmen e qytetit dhe jo vetem , bravo dhe lali qe i mbeshtet nismat e mira dhe te rinjte
Përgjigju