Veliaj jep vlerësimin për rivalët në garën e 14 majit: Bejko ‘kockë e fortë’, jemi përballur në Gjirokastër! Turp për Këlliçin të kandidojë në listën e ‘non grata-s’

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Report Tv komentoi edhe kandidatët që ka përballë në zgjedhjet e 14 majit. Sa i takon Belind Këlliçit, Veliaj tha se është trishtim që të regjistrohesh në listën e Ilir Metës, që sipas tij është njeri më i urryer apo të kandidojë për një person të shpallur non grata.

“Unë besoj që në 30 vite debate ideologjike, mund të themi që e majta ka fituar debatin ideologjik, s’flas për rezultatin elektoral. Fakti që sot kemi në Tiranë një kandidat nga PS-ja, një kandidat nga LSI-ja, një kandidat nga Partia Komuniste dhe një kandidat nga një lëvizje marksiste, do të thotë që qartazi e majta e dominon dhe ky është një lajm i mirë. Edhe ata që gjoja hiqen sikur janë të djathtë, kur flasin për ide të majta, ndoshta edhe më të majta se të Enverit, falas torta, falas kali blu, falas kjo, falas ajo, do të thotë që e majta qartazi dikton ideologjikisht realitetin shqiptar. Unë them që ky është lajm i mirë, unë s’e shoh këtë si problem. Si i majtë them që kemi fituar betejën ideologjike dhe tani brenda të majtës, hajde diskutojmë idetë që mund të realizohen. Të regjistrohesh në listën e Ilir Metës që është sot në të gjitha sondazhet njeriu më i urryer në Shqipëri, është trishtim. Të jesh sot dhe të mundohesh të bëhesh pudër për fytyrën e Sali Berishës, që e ka të shkruar në ballë që është “non grata” dhe siç e tha edhe zoti Escobar, nuk ka shans më, nuk e ka kthyer vend në botë këtë lloj përcaktimi të një personi që i ka sjellë kaq shumë dëme Shqipërisë. Pra imagjino, Amerika dhe është acaruar kaq shumë me të. Imagjino të gjithë ata që humbën lekët në Piramida, të gjithë ata që panë tortën në sheshin “Skënderbej”, të gjithë ata që mbajnë mend, siç mbaj mend unë nga adoleshenca ime zaptimin e Parkut “Rinia” dhe të Lanës, apo të gjithë ata që mbajnë mend sesi u ndërtua pa leje kudo. Të bësh serumin për të mbajtur në jetë politike 2 kufoma si Saliu dhe Iliri, është trishtim i madh për mendimin tim”, deklaroi Veliaj.

Sa i takon Roland Bejkos, Veliaj tha se është një kandidat i fortë, ndërsa tregoi se përballjen e tij të parë politike e ka pasur në Gjirokastër me Bejkon, të cilin e cilësoi si ‘kockë të fortë’.

“Bejko është kandidat shumë i fortë, kam filluar betejën time politike në qarkun e Gjirokastrës dhe Bejko përveçse është i djathtë në ideologji, shyqyr kemi një kundërshtar të djathtë, është vërtet i fortë. I fortë në sensin që di të organizohet, nuk është dikush që intimidohet, t’i thotë dikush bëje këshutu, ose tërhiqu nga kjo, anashkalo këtë. Kam vite pa e takuar, por nga eksperienca që kam në betejën time të parë në Gjirokastër, kandidat i fortë, kockë e fortë”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

14 Maji/ Veliaj për Report Tv: PS fitore absolute, fitojmë nga 48 në 52 bashki, në Tiranë 5 me 0! Bejko 'kockë' e fortë, turp që Këlliçi kandidon me 'Non Grata-n'


SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë