14 Maji/ Veliaj për Report Tv: PS fitore absolute, fitojmë nga 48 në 52 bashki, në Tiranë 5 me 0! Bejko 'kockë' e fortë, turp që Këlliçi kandidon me 'Non Grata-n'

TIRANË- Në garë për një mandat të tretë për bashkinë më të madhe në vend në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj, Erion Veliaj shprehet optimist se PS do të ketë një fitore të thellë, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë vendin! Në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Studio Live’, Veliaj tha për gazetarin Arbër Hitaj se në nivel kombëtar PS do të marrë rreth 50 bashki. Për qarkun e Tiranës, qark në të cilin përfshihen 5 bashki, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kanë shanse që t’i fitojnë të gjitha, nëse ecin me këtë ritëm. Rezultati sipas Veliajt, nuk do të shihet si një rezultat triumfues, por si një kontratë shërbimi me të gjitha këto bashki, të cilat janë kyçe për vendin.

‘Një fitore shumë e madhe në nivel kombëtar do ishte rreth 50 bashki, unë parashikoj 48 deri në 52 bashkitë. Çdo kryetari bashki i intereson që të ketë bashkim, kemi bërë gjysmën e unazës. Një kryetari bashki nuk i intereson bashkia si varre kundër qeverisë. Bashkitë që do votojnë PS do garantojnë bashkëpunimin me qeverinë e Ramës. Një bashki që e trajton mandatin e bashkisë si një armë kundër qeverisë si një pushkë kundër qeverisë së Ramës, bën një gabim fatal. Parashikimi im është 48 deri në 52 bashki. Për qarkun e Tiranës, nëse do më kishit pyetur para disa muajve, Vota ka qenë mbi 20 vjet bastion i djathtë, Kamza po ashtu. Sot mund të them që në të 5 bashki kemi shans. Nëse i qëndrojmë këtij ritmi do kemi rezultat 5 me 0 për Tiranën, jo si rezultat triumfues, por si kontratë shërbimi me këto bashki. Këto pesë bashki janë kyç’- tha Veliaj.

Numrin e kandidatëve që ka përballë Veliaj e sheh si një gjë pozitive për demokracinë, ndërsa shton se në vend ideologjikisht ka fituar e majta dhe këtë e cilëson si një lajm të mirë. Sa i takon kandidatit të koalicionin Berisha-Meta, Belind Këlliçit, Veliaj tha se është trishtim që të regjistrohesh në listën e Ilir Metës, që sipas tij është njeri më i urryer apo të kandidojë për një person të shpallur non grata.

Për Roland Bejkon, Veliaj tha se është një kandidat i fortë, ndërsa tregoi se përballjen e tij të parë politike e ka pasur në Gjirokastër me Bejkon, të cilin e cilësoi si ‘kockë të fortë’.

Zgjedhjen për të mos bërë takime dhe tubime të mëdha, Veliaj e cilëson si një mënyrë për të shpenzuar para në luks, ndërsa thotë se edhe qytetarët janë të lumtur me këtë zgjedhje. Duam një fushatë të qetë tha Veliaj, e shtoi se duhet të mbjellim sa më shumë pemë.

‘Kjo është një fushatë lokale dhe jo kombëtare. Qyteti në datën 15 maj, jo vetëm Tirana, nuk duhet të kenë probleme me pastrimin me ndotjen. Fakti që sondazhet na japin aprovim të lartë, nuk është ky konteksti që ato para të fushatës të shpenzohen në luks. Kjo është një fushatë atipike për mirë. Për të lënë një shenjë që është më pozitive. Duam një fushatë sa më të qetë, sa më shumë mbjellje pemësh’- tha Veliaj.

Duke u ndalur tek projektet e reja për çështjen e transportit publik, Veliaj u shpreh se shumë shpejt do të fillojë puna dhe për tre linja të shpejta me korsi të dedikuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Transporti publik, Veliaj për Report Tv: Shumë shpejt do të fillojë puna për 3 linja të dedikuara me korsi të pandërprerë

 

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj iu është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me transportin publik në kryeqytet. 
Veliaj tha se shumë shpejt do të fillojë puna dhe për tre linja të shpejta me korsi të dedikuara. 

‘Ato që çirren për transportin publik kanë qenë tek kjo bashki dhe e privatizuan.Jemi sot në një situatë ku ne duam që tre linja të kalojnë të dedikuara me korsi të pandërprera. Ne duam të jetë Tirana e Re, Kinostudio – Kombinat dhe Unaza; duam që nëse një itinerar  i plotë përshkohet në 54 minuta të zbresë në 27 minuta dhe volumi i njerëzve të transportuar me këtë sistem që quhet (bus rapid transit), plani është që të kalojmë nga 9000 në 20 mijë persona. Në momentin që autobusët ecin më shpejt, bëhet në një kohë më të shkurtër dhe volumi prej kësaj frekuence brenda një ore i njerëzve të transportuar është 2 herë e ca më i madh, unë them që kjo është ekzaktësisht ajo që i mungon transportit”, tha Veliaj.

Ora 16:35
Shkollat e reja, Veliaj për Report Tv: Kosto e ndërtimit më e ulët se ato të ndërtuara nga BE dhe PNUD; Saliut i bën shtëpia e tij 2500 euro metri katror

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar dhe çështjen e ndërtimit të shkollave të reja. Në një intervistë për Report Tv në emisionin 'Studio Live', Veliaj nënvizoi se kosto për metër katror e bashkisë për këto institucione është njësoj me koston e ndërtimeve në Tiranë.

“Po të shikoni shkollat që po ndërton BE me PNUD, së pari kanë filluar më vonë se kanë burokraci, njëra ka burokraci në Bruksel, tjetra në Nju Jork, dhe së dyti, janë kosto më të larta, se janë futur edhe konsulentët e huaj dhe kosto administrative e dy administratave të BE dhe OKB, ndërkohë që kosto për metër katror e Bashkisë së Tiranës është sa është ndërtimi në Tiranë. Kur dëgjoj Sali Berishën që është qartazi një guru i ndërtimtarisë, arkitekturës dhe urbanistikës, që flet që shkollat bëhen me 60 euro metri katror. 60 euro metri katror nuk është sot një metër katror parket ose pllaka. Sot kostoja e ndërtimit është 400 euro metri katror. Nëse shkolla është 10 mijë metra katrorë, atëherë llogaria del 4 milionë euro. Pyetja është: Pse duhet të jetojnë fëmijët në kushte të stallave që kishim, që ne i quanim shkolla dhe ndërkohë, politikanët, s’ka problem që shtëpitë e tyre t’i kenë më këto standarde. Nëse Saliut i bën shtëpia 60 euro metri katror, do shkojmë t’ia blejmë sot dhe do ta kthejmë në Mësonjëtoren e parë te rruga ‘Mustafa Matohiti’. Po Saliut i bën shtëpia 2500 euro metri katror dhe në atë zonë çmimi ka shkuar edhe mbi 3000, sidomos tek kullat ku jeton ai, ku ka zyrat”, tha Veliaj.

Gjatë këtyre viteve janë ndërtuar 40 shkolla të reja, disa prej të cilave mbajnë firmën e Stefano Boerit. Ndërkohë që, 36 shkolla ekzistuese i janë nënshtruar rehabilitimit. Shkollat e reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane janë me klasa të mëdha, kanë salla bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa asnjë dallim me shkollat dinjitoze nëpër Evropë.

Ora 16:34
Kënga e fushatë së PS-së, Veliaj në Report Tv: Rama një nga kontribuesit më të mëdhenj

 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, ka zbuluar detaje në lidhje me këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Veliaj u shpreh se kryeministri Rama ka qenë një nga kontribuesit kryesor.

‘Nisi si batutë dhe u kthyer në jingle dhe pastaj u kthye në këngë. Pak a shumë si mënyra si ne punojmë. Është një këngë që nuk promovon vulgaritetin. Unë besoj se duhet ta reklaksojmë pak situatën.  Ne duhet të flasim për disa ide. Me kë do ta lidhë kontratën që ta çoj qytetin para! Kjo këngë është një inkasion qetësues për tu relaksuar. Nuk jemi armiq! Motivi i këngës, trajtimi i fushatës, si një festë besoj se është diçka pozitive! Kryeministri ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj në këngë.’- tha Veliaj.

Ora 16:27
Veliaj jep vlerësimin për rivalët në garën e 14 majit: Bejko ‘kockë e fortë’, jemi përballur në Gjirokastër! Turp për Këlliçin të kandidojë në listën e ‘non grata-s’

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Report Tv komentoi edhe kandidatët që ka përballë në zgjedhjet e 14 majit. Sa i takon Belind Këlliçit, Veliaj tha se është trishtim që të regjistrohesh në listën e Ilir Metës, që sipas tij është njeri më i urryer apo të kandidojë për një person të shpallur non grata.

“Unë besoj që në 30 vite debate ideologjike, mund të themi që e majta ka fituar debatin ideologjik, s’flas për rezultatin elektoral. Fakti që sot kemi në Tiranë një kandidat nga PS-ja, një kandidat nga LSI-ja, një kandidat nga Partia Komuniste dhe një kandidat nga një lëvizje marksiste, do të thotë që qartazi e majta e dominon dhe ky është një lajm i mirë. Edhe ata që gjoja hiqen sikur janë të djathtë, kur flasin për ide të majta, ndoshta edhe më të majta se të Enverit, falas torta, falas kali blu, falas kjo, falas ajo, do të thotë që e majta qartazi dikton ideologjikisht realitetin shqiptar. Unë them që ky është lajm i mirë, unë s’e shoh këtë si problem. Si i majtë them që kemi fituar betejën ideologjike dhe tani brenda të majtës, hajde diskutojmë idetë që mund të realizohen. Të regjistrohesh në listën e Ilir Metës që është sot në të gjitha sondazhet njeriu më i urryer në Shqipëri, është trishtim. Të jesh sot dhe të mundohesh të bëhesh pudër për fytyrën e Sali Berishës, që e ka të shkruar në ballë që është “non grata” dhe siç e tha edhe zoti Escobar, nuk ka shans më, nuk e ka kthyer vend në botë këtë lloj përcaktimi të një personi që i ka sjellë kaq shumë dëme Shqipërisë. Pra imagjino, Amerika dhe është acaruar kaq shumë me të. Imagjino të gjithë ata që humbën lekët në Piramida, të gjithë ata që panë tortën në sheshin “Skënderbej”, të gjithë ata që mbajnë mend, siç mbaj mend unë nga adoleshenca ime zaptimin e Parkut “Rinia” dhe të Lanës, apo të gjithë ata që mbajnë mend sesi u ndërtua pa leje kudo. Të bësh serumin për të mbajtur në jetë politike 2 kufoma si Saliu dhe Iliri, është trishtim i madh për mendimin tim”, deklaroi Veliaj.

Sa i takon Roland Bejkos, Veliaj tha se është një kandidat i fortë, ndërsa tregoi se përballjen e tij të parë politike e ka pasur në Gjirokastër me Bejkon, të cilin e cilësoi si ‘kockë të fortë’.

“Bejko është kandidat shumë i fortë, kam filluar betejën time politike në qarkun e Gjirokastrës dhe Bejko përveçse është i djathtë në ideologji, shyqyr kemi një kundërshtar të djathtë, është vërtet i fortë. I fortë në sensin që di të organizohet, nuk është dikush që intimidohet, t’i thotë dikush bëje këshutu, ose tërhiqu nga kjo, anashkalo këtë. Kam vite pa e takuar, por nga eksperienca që kam në betejën time të parë në Gjirokastër, kandidat i fortë, kockë e fortë”, tha Veliaj.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 15/04/2023 08:15

    “Bejko kocke e forte” hahahaha na knaqe aty i ke varur shpresat o i mjere ?!?! Ik ore bastard vjeft i rrope njerezit 8 vite !!!

    Përgjigju
  • I bukri: 14/04/2023 18:48

    O vemje pse je nxire?! Ti je kandidat per qeli dhe jo per bashki. Te ka dale boja ne menyren me te merituar. Nuk gjen fjalen te te pershkruash cfare realisht je ti. Letyre e cilesise me te larte.

    Përgjigju
  • Ilir: 14/04/2023 17:11

    Ik ore xhepist i pështirë

    Përgjigju
    • Turi: 14/04/2023 17:20

      Mos i bej qejfin se ai nuk eshte xhepist por eshte maskara si padroni i tij dhe te tjeret qe jane bastarde do zoti ai Putin u nis ndonje rakete ipersonike kur jane te gjithe bashke ti djegi si minjte rracen e ndyre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë