Veliaj: Kampe verore në të gjitha shkollat komunitare, ambiente të sigurta e me aktivitet fizik

Veliaj: Kampe verore në të gjitha shkollat komunitare, ambiente të sigurta e me aktivitet fizik

E kthyer në një traditë të bukur, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe këtë vit kampe verore për fëmijët, duke u mundësuar të gjithë vogëlushëve që pavarësisht nëse prindërit e tyre kanë ose jo mundësi financiare,  një alternativë për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese.

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  fton të gjithë të vegjlit që këtë verë të  regjistrohen në kampet verore të hapura  në të gjitha shkollat komunitare në kryeqytet.

“Janë hapur kampet verore në të gjitha shkollat komunitare që vogëlushët tanë ta kalojnë verën në ambiente të sigurta e me aktivitet fizik të shëndetshëm”, shkruan Veliaj.

Përveç argëtimit përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve festive, fëmijët kanë mundësi që të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe në komunitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka

Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka