Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar GJKKO-së me një kërkesë të posaçme për të lejuar transmetimin live të seancave gjyqësore. Veliaj e cilëson këtë si një parim themelor të të drejtës ndërkohë që shton se bëhet fjalë për seanca gjyqësore që zhvillohen për kryebashkiakun e Tiranës ndaj të cilëve ai mbart përgjegjësi direkte përpara qytetarëve.
“Në një kontekst ku gjykimi ka një interes të shtuar publik për shkak të funksionit që ushtroj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe natyrës së akuzave të ngritura, që lidhen me ushtrimin e këtij funksioni, ajo që vihet në diskutim është nëse parimi i publicitetit, i sanksionuar në mënyrë kategorike në nenin 339 të Kodit të Procedurës Penale, realizohet në mënyrë efektive, apo mbetet në nivel formal, duke u zbrazur nga përmbajtja e tij reale”, shkruhet ndër të tjera në kërkesë.
Ndër të tjera, Veliaj thotë se vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor që rregullon marrrëdhëniet e mediave me gjykatat, nuk mund të ndalojë praninë e kamerave në seancat publike. Ndër të tjera ai thotë se seanca është me dyer të hapura dhe se kapaciteti në sallë është i kufizuar ç’ka nuk garanton akses të plotë që qytetarët.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi kryesor:
Gjyqi në GJKKO/ Veliaj nuk shkon, i rrëzohet kërkesa për të dalë nga kafazi! Dado: Është garanci në sallë, jo poshtërim! S’i pranohet as transmetimi live! Shtyhet seanca








