Veliaj: Kundërshtarët tanë e duan Bashkinë e Tiranës për politikë, thonë do rrëzojmë Ramën

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se Berisha dhe Meta e duan bashkinë e Tiranës vetëm sepse pretendojnë se kështu do të rrëzojnë Edi Ramën.

“Beteja për transformimin e Tiranës se ku do të gjejmë terren për të vazhduar punën. Ndërsa problem i tyre është tjetër. Kam dëgjuar që thonë se ta marrim bashkinë për të rrëzuar Ramën. Tirana ia ka parë qarin bashkëpunimit me Edi Ramën. Ajo që na rezulton është që këta bllokonin çdo projekt kur kishin konflikt me Bashkinë e Tiranës”,  tha Veliaj në ‘Kontrast’ në Report Tv.

I pyetur për shkollat në Kryeqytet Veliaj tha se që nga çlirimi i Shqipërisë nuk është bërë kurrë
“një buqetë kaq e madhe shkollash”.  

“Për një vit ne do të mbyllim këto të lotit të fundit. Sot kemi dy shkolla me emra të kolegëve tuaj ‘Ardian Klosi’ dhe ‘Andrea Stefani’. Dhe të gjithë nxënësit që shkojnë në këto dy shkolla më parë shkonin në shkolla të tjera dhe ngarkesa është më e vogël”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s'e bëjnë në Shkodër, e kanë vetë në dorë! Berisha-Meta, rrena të reja dhe të vjetra! Këlliçi, kukulla e radhës


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen