TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me protestën e aktivistëve të djathtë tek Teatri Kombëtar. Veliaj thotë se lajmi i mirë është se pas kaq vitesh Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër.
"Lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, LB shkon për herë të parë në Teatër. S'besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep! Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish", shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish lidhur me shembjen e teatrit. Ai ka risjellë në vëmendje punët e bëra nga Bashkia, të cilat janë kundërshtuar me anë të protestave . Sipas tij, janë po të njëjtat persona, përfaqësues dhe mbështetës të PD-LSI.
"Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat", shkruan Veliaj.
Komente

