Veliaj letër të personalizuar për qytetarët: Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e shkëlqimit, kemi ende shumë punë (FOTO)

Veliaj letër të personalizuar për qytetarët: Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e shkëlqimit, kemi ende shumë punë (FOTO)

Këto ditë qytetarët e Tiranës kanë marrë një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë në këto 4 vite, ndërsa i fton që më 30 Qershor, t’i japin një dorë për një mandat të dytë.

Në letrën e dërguar qytetarëve, Veliaj shprehet se falë mbështetjes së qytetarëve 4 vjet më parë, Tirana është futur në rrugën e transformimit dhe liston një sërë investimesh të rëndësishme që kanë rritur cilësinë e jetës në kryeqytet.

“E dashur familje e Tiranës sonë! Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara. Të gjithë së bashku, me punë, arritëm t’ia ndryshojmë faqen kryeqendrës së gjithë Shqipërisë! Sot Tirana gëlon: Nga sheshi “Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, “Pazari i Ri”, tek “Amfiteatri i Liqenit”, “Parku Olimpik”, “Reja” - qyteti është plot e përplot me aktivitete e energji. Sot Tirana numëron 44 kënde lojërash, 5 shkolla të reja dhe 17 të tjera të nisura, kopshte e çerdhe publike të rikonstruktuara, të cilat nuk janë më objekte turpi, por shtëpiza krenare për të vegjlit, të cilët rriten shëndetshëm”, thuhet në letrën e Veliajt.

Mandej, ai shton se falë transformimit të shpejtë që ka pësuar Tirana, kryeqyteti konsiderohet nga guidat turistike si një ndër qytetet më energjike të Ballkanit. Veliaj thekson se tashmë Tiranës i referohen si metropol dhe kryeqyteti është motori kryesor i zhvillimit të Shqipërisë me rritje ekonomike 10%, më e larta në vend e rajon. “Në këto 4 vite kemi ndërhyrë thuajse në çdo lagje të Tiranës, në qendër dhe në periferi, me blloqe banimi të shtruara me asfalt, të ndriçuara, të gjelbëruara, dhe me hapësira dëfrimi, duke rikthyer ndjenjën e humbur të komunitetit”, shkruan ai.

Në letrën dërguar qytetarëve, Veliaj i siguron ata se ai dhe ekipi i tij kanë ende shumë punë për të bërë dhe se Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Veliaj thekson se bashkimi përmes votës më 30 Qershor është një datë shumë e rëndësishme për të ardhmen e familjeve dhe të qytetit tonë. “Kemi ende shumë e shumë punë për të bërë! Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Ambicia ime dhe e skuadrës që drejtoj shkon shumë më larg transformimit të deritanishëm. Ashtu si edhe ju, unë dua të punoj dhe të rris familjen time në një qytet edhe më të pastër e modern, me mundësi për çdo fëmijë, të ri e të rritur. Prandaj, më 30 Qershor do t’ia dalim vetëm nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë, si më e çmuara dhuratë për jetën e familjeve tona dhe gjithë qytetit. Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4-vjeçar”, shkruan Veliaj.

Letra e plotë të kryebashkiakut, Erion Veliaj dërguar qytetarëve të Tiranës.

E dashur familje e Tiranës sonë!

Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara. Të gjithë së bashku, me punë, arritëm t’ia ndryshojmë faqen kryeqendrës së gjithë Shqipërisë! Sot Tirana gëlon: Nga sheshi “Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, “Pazari i Ri”, tek “Amfiteatri i Liqenit”, “Parku Olimpik”, “Reja” - qyteti është plot e përplot me aktivitete e energji. Sot Tirana numëron 44 kënde lojërash, 5 shkolla të reja dhe 17 të tjera të nisura, kopshte e çerdhe publike të rikonstruktuara, të cilat nuk janë më objekte turpi, por shtëpiza krenare për të vegjlit, të cilët rriten shëndetshëm.

Sot Tirana konsiderohet nga guidat turistike si një ndër qytetet më energjike të Ballkanit, një thesar i fshehur që pret të zbulohet nga turistët e huaj. Tiranës i referohen si metropol dhe motori kryesor i zhvillimit të Shqipërisë me rritje ekonomike 10%, më e larta në vend e rajon.

Në këto 4 vite kemi ndërhyrë thuajse në çdo lagje të Tiranës, në qendër dhe në periferi, me blloqe banimi të shtruara me asfalt, të ndriçuara, të gjelbëruara, dhe me hapësira dëfrimi, duke rikthyer ndjenjën e humbur të komunitetit. Por, kemi ende shumë e shumë punë për të bërë! Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Ambicia ime dhe e skuadrës që drejtoj shkon shumë më larg transformimit të deritanishëm. Ashtu si edhe ju, unë dua të punoj dhe të rris familjen time në një qytet edhe më të pastër e modern, me mundësi për çdo fëmijë, të ri e të rritur. Prandaj, më 30 Qershor do t’ia dalim vetëm nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë, si më e çmuara dhuratë për jetën e familjeve tona dhe gjithë qytetit. Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4-vjeçar.

Për Tiranën që duam!

Miqësisht i juaji,

Erion Veliaj

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë