Veliaj: Linjës së Unazës i shtohen 
14  urbanë, monitorim me GPS

Veliaj: Linjës së Unazës i shtohen <br />14  urbanë, monitorim me GPS
Kushtet e linjave urbane kanë qenë ditëve të fundit në fokus të Bashkisë së Tiranës.

Kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se të gjithë autobusët e linjave urbane do të pajisen me një GPS të cilët do të tregojnë në kohë reale vendodhjen e autobusëve si dhe do të ndihmojnë që të mos kenë vonesa të shumta në stacion.
 
Të gjithë autobusët sot kanë instaluar një GPS, pra një çip elektronik, i cili na tregon në mënyrë ekzakte se ku ndodhet autobusi, nëse po ecën ngadalë qëllimisht, edhe pse nuk ka trafik, apo nëse ngadalësia ka të bëjë me trafikun, që është e pranueshme në Tiranë, sidomos në orët e pikut në mëngjes”, tha Veliaj.
 
Për të vlerësuar performancën e të gjithë linjave urbane në kryeqytet do të vihet në zbatim sistemi i pikëzimit. Në fillim të vitit linjat urbane do të të pajisen më 300 pikë, të cilat nëse do t’i humbin ato atëherë automatikisht do t’u hiqet licenca e autobusit.
 
“Të gjitha kompanitë do të kenë 300 pikë në fillim të vitit. Pikët variojnë sipas performancës dhe sipas raportimeve që na vijnë nga qytetarët dhe nga AMK. Në momentin që një kompani, brenda një viti, i humb 300 pikë, atëherë automatikisht humbet edhe licencën e autobusit”, u shpreh Veliaj.
 
Teksa udhëtoi sot në një prej linjave më kryesore të kryeqytetit, me linjën e Unazës, Veliaj ka deklaruar se për të për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe lehtësuar trafikun do të shtohen dhe autobusët “fizarmonikë” si dhe korsitë e dedikuara për lëvizjet e autobusëve.
 
"Për të rikuperuar problemet që kemi me fluksin e mëngjesit, linja ka shtuar 14 autobusë ‘fizarmonikë’ dhe me kalimin e kohës, kjo do të vijojë. Paralelisht do të shtojmë edhe korsitë e dedikuara, e vetmja mënyrë se si mund të përballojmë fluksin e orës 7-8 në mëngjes, edhe pse sot situata është më e mirë, pasi janë reduktuar lëvizjet e furgonëve që bëjnë furnizimet tregtare, duke liruar më shumë hapësirë për qytetarët që do duhet të përdorin autobusin”, tha Veliaj.
 
Ai ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe u ka bërë thirrje që për çdo problem të kontaktojnë në numrin e Bashkisë, pasi kjo është e vetmja mënyrë sipas tij që të “vihen nën kontroll” linjat e autobusëve. 

[gallery]20938[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi