Kryebashkiaku, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste të Laprakës, ka deklaruar se arsyeja pse Lulzim Basha dhe Partia Demokratike sulmon sot shkollat e ndërtuara në Tiranë është se vetë nuk ka ndërtuar asnjë shkollë të re gjatë kohës kur qeveriste Tiranën.
Veliaj shtoi se askush s’mund ta hedhë poshtë poshtë punën e bërë me shkollat e reja në Tiranë, të cilat po ngrihen nga e para dhe me kushte e hapësira të dyfishuara në krahasim me godinat ekzistuese.
“Dikush më pyeti: O Lali, pse ju sulmojnë për shkollat? Pse u janë turrur shkollave? Ua them unë pse: Sepse vetë nuk kanë bërë asnjë shkollë. Sa herë ne bëjmë një shkollë të re, atyre u djeg se njerëzit u thonë: Inat kijini socialistët, por ama hakun mos ia ha, se shkollën e bënë, e rikonstruktuan ‘Aleks Budën’; i hodhën themelet dhe po mbaron shkolla ‘Kennedy’ dhe shkolla ‘Nënë Tereza’ në Kodër Kamzë; i hodhën themelet dhe po mbarojnë shkollat ‘Vaçe Zela’ e ‘Kristo Frashëri’; i hodhën themelet e po mbaron shkolla ‘Andrea Stefani’. Vetëm në këtë komunitet kemi 5 shkolla të reja. Ata s’kanë bërë një shkollë. Si do bëjnë shkolla ata? Një familje i ka të gjithë fëmijët në Angli, familja tjetër i ka të gjithë fëmijët në Holandë. Normal që s’duan t’ia dinë për shkollat e kalamajve tanë. Normal që kur bëhet një shkollë e kanë halë në sy. Jo vetëm nuk bënë një shkollë, por fatin e kanë lidhur me vende të tjera, me pasaporta të tjera, me shkolla jashtë Shqipërisë. Ne e kemi lidhur fatin këtu, me Laprakën, me Tiranën, me Shqipërinë, prandaj ata u sulen shkollave,” u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se Monika Kryemadhi është zgjedhur 30 vjet deputete dhe ende nuk e di që Paskuqani është në një bashki tjetër.
“Edhe në Paskuqan do bëjmë shkolla, por shkollat e Tiranës janë të Tiranës, të Kamzës të Kamzës, të Durrësit të Durrësit, kudo do bëjmë shkolla, që të luftojmë injorancën e atyre që deri dje ia kanë parë hajrin Shqipërisë dhe e përdorin si bingo, njerëz që s’i voton as gruaja e tyre, sepse kanë pasaporta të tjera, fëmijët i kanë në vende të tjera. Por, si është ajo shprehja: Zoti ta shtoftë inatin! Inati ynë është të bëjmë më shumë shkolla, jo që të duken keq ata, por që të dalin mirë fëmijët tanë. Kjo është diferenca mes nesh dhe atyre,” deklaroi Veliaj.
Sipas tij, Basha dhe Kryemadhi varen përditë te kangjellat e “Sami Frashërit” dhe e mallkojnë pa pushim.
“Një herë thanë do e çojnë në Paskuqan, pastaj thanë i ka dalë pronari, jo pse po e bëjmë me lekët e tyre dhe s’po e bëjmë me lekët e BE. Janë 100 shkolla për t’u bërë, gjysmat do i bëjnë ata, gjysmat ne, disa do i bëjë Katari, disa do i bëjnë Emiratet. Rëndësi ka që nuk do ngelet shkollë pa u bërë në Tiranë e Shqipëri sa të jetë Edi Rama kryeministër, sa të ketë miq e donatorë që do mbështetin Shqipërisë dhe sa të kemi takat që, me fuqitë tona, të bëjmë një pjesë të madhe të këtyre punëve”.
MONIKA ,,ILIRI,,LULZIMJA,,,DUHEJ TE ISHIN NE BURG ME KOHE.....I KENI LENE TE LIVADHISIN,,,,///
Përgjigju