Veliaj mbjell pemë te Liqeni Artificial: Një hapësirë e zaptuar prej kohësh i shtohet Parkut! Së shpejti edhe një parking

Kryebashkiaku Erion Veliaj e dha një lajm të mirë për qytetarët e Tiranës këtë të dielë nga parku i Liqenit Artificial.

“Kemi operacion të veçantë. Dua të falënderoj Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për lirimin e një tjetër parcele, një parcelë me gjeq, e zbatuar. Edhe disa metra i kthehen qytetit të Tiranës e cila do të kthehet në një parking dhe më pas parking nëntokësor”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt të gjithë duhet të bëjnë vepra më të mira për qytetin në mënyrë që të trashëgohet e njëjta mënyrë veprimi dhe mendimi.

“Jeta nuk është sprint, është garë me stafete. Nëse ne e kalojmë stafetën domethënë që e kemi bërë mire punën tonë”, vijoi kryebashkiaku.

Së bashku  me një sipërmarrje private kreu i bashkisë mbolli disa pemë në Parkun e Liqenit duke iu shtuar kështu mijëra pemëve të mbjella në kryeqytet gjatë viteve të fundit.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 17/01/2022 14:29

    Tirana e meriton nje kryebashkiak si ti... je rreze drite I vetmi problem qe ke eshte se je si te ajo foto nje krah ne shpatulla nje tjeter ne te pasme... po si ore paske mbjell peme liqenin spo ngel cep pa ja honger ndertimi... po vetem kastrati ka zhduk gjysmen andej nga juvenilja ti mbledh 5 zara administrate e shet per pune... nejse edhe nje here je fiks ajo qe meriton tirana qytetar jo shaka

    Përgjigju
  • Eri lalsi: 17/01/2022 14:09

    I pafytyre.Jep leje per pallati dhe si le ti ndertojne.Shkaterrove ndertimin duke i marre njerzit ne qafe duke punuar vetem naten.Vemje.

    Përgjigju
  • Sharlatani: 16/01/2022 22:23

    Një pemë=një Pallat!!!Tragji komedia e Demagogut mediokër Lali Eri!

    Përgjigju
  • Gripi: 16/01/2022 22:15

    O blejne njerezit garazhd tek pallatet qe ndertohen me parate e droges ose ti nuk gjen dot derman o njeri i peshtire. Nuk ke lene asnje hapsire pa i vendosur tabele Parkim Privat me Tirana Parkim dhe banden e ballshit qe e drejton. 5 vende parkimi ka pallati ne rruge dytesore 3 i jep tirana parkim tek privatit qe i ka dyqsanet 150 m larg ne godine tjeter, i cili i ze te 5-sta. Nuk jane shesh pushimet e pallateve terminale taxish dhe furgonash o Laliiii boll shiten garazhde miqte e tu qe po betonizojne tiranen.

    Përgjigju
  • Populli: 16/01/2022 22:01

    Me aq kronika e foto mbjellje pemesh gjithe Tirana do qe bere pyll ku te hante derri i eger! Keto mjekrroshet mire qe tallin menderen por te pakten te mbathin nje pale atlete te zeza se e bardha u behet pis. Po mire mor vlla edhe te diel kemi kusur te shohim pordhet e ktyre??

    Përgjigju
  • Niku: 16/01/2022 21:20

    Ooo pinokuu, leni setet fotografike ene planet per parkingjet ke liqeni po bo parkingje neper tirone se lame lesht me gjet i ven parkimi afer shpisese zotrrote i ke bo parkingjet qe kane qene korsi bicikletash, palle dupi

    Përgjigju
  • Askushi: 16/01/2022 19:02

    Shume mire qe i lironi por beni gabim qe nga krahu lindor i liqenit jelni leje duke zaptuar parkun ne emer te zvillimit

    Përgjigju
    • Lali: 16/01/2022 20:43

      Shum peme ke mbjelle ne qender te tiranes , sidomos ate pas zyres tende , o mashtrus

  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

3 vite si President i Ukrainës, Zelensky: Ne do të fitojmë, populli ukrainas janë ‘njerëzit e vitit’ për këmbënguljen dhe forcën që treguan