Në një takim të zhvilluar me banorë të Njësisë 7 në kryeqytet, kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, u theksoi se investimet në zonë kanë bërë që vlera e pronës është rritur me të paktën dyfishin e saj, krahasuar me pak vite më parë.
“Sot, po të shohësh se si me zhvillimin e ish Fushës së Aviacionit dhe me hapjen e Astirit pas tre vitesh bllokim, krejt papritur e gjithë lagjja tjetër po konturohet dhe qyteti po rritet me të njëjtën shpejtësi, do të thotë që jo vetëm mund të ecim përpara, por edhe mund të mbajmë ritmin me zhvillimin e pjesëve të tjera të qytetit. Fakti që edhe gjysma tjetër që konsiderohej një xhep midis Lanës dhe Fushës së Aviacionit, sot është kantieri më i madh i zhvillimit dhe urbanizimit, flet vetë dhe mezi pres që ta vazhdojmë këtë punë dhe të ecim përpara,” u shpreh Veliaj.
Për këto arsye, ai ftoi të gjithë qytetarët që të vënë të parë familjen e tyre dhe jo partitë e të votojnë për ata që kanë besim se do i çojnë gjërat përpara.
“Familja më e rëndësishme politike është familja jote. Nëse ty të intereson çerdhja, kopshti, shkolla, do lidhësh kontratë me ata që të bënë kopshtin, çerdhen e shkollën. Nëse dikush thotë hajde bëjmë luftë me Amerikën, nuk besoj se ka njeri këtu që do të bëjë luftë me Amerikën. Kur mendoj se sa ka qenë çmimi i pronës te ish Fusha e Aviacionit në 2015 dhe si në disa raste është 2 apo 3-fishuar, do të thotë që kjo mbjellje pemësh, ky pastrim, ky mjedis këtu me terrenet sportive, i japin vlerë. Kur bëhet edhe rruga, edhe infrastruktura arsimore, në atë zonë që konsiderohej xhep, sot i jep vërtetë vlerë pronës,” deklaroi më tej ai.
Veliaj u takua kryesisht me banorë të të zonës së ish Fushës së Aviacionit, me të cilët mbolli edhe disa pemë në vijim të fushatës së gjelbër drejt 14 Majit.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024
29 Nëntor, 10:32
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor, 10:15
-
Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete
29 Nëntor, 09:12
-
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
29 Nëntor, 08:10
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
Eshte rritur aq dyfish sa nuk po blejm dot gje po perfundojm ne kamez , Ku ma ke MIren
Përgjigju