Veliaj me biznesin social:Po punojmë
për krijimin e një rrjeti biznesesh

Veliaj me biznesin social:Po punojmë<br />për krijimin e një rrjeti biznesesh
Ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Erjon Veliaj, ka marrë pjesë një aktivetet me fokus ndihma dhe rritja e ndërrmarrjeve sociale. Veliaj vlerësoi se kjo iniciativë do të përfundojë me miratimin në parlament të një ligji për sipërmarrjet sociale. Ai premtoi  angazhim maksimal nga qeveria per të ndihmuar në hapjen e mëtejshmne te bisneseve sociale,  në ndihmë të shtresave të varfëra. 

”Së pari duam të krijojmë një system të tërë rregullator dhe organizues që e mbështet zhvillimin e bisnesit social apo të quajtur ndryshe një ekosistem të ndërmarrjes sociale. Për këtë po bashkëpunojmë dhe me agjensisë tonë të bisnesit social. Po punojmë për krijimin e një rrjeti të bisnesit social me organizatat që po punojnë apo synojnë të jenë aktive në këtë biznes. Këto organizata kanë rrjetet e tyre ekzistuese dhe tashmë kanë bërë një propozim dinjitoz për ligjin e ri të sipërmarrjes sociale që do doja që brenda këtij viti të fillonte rrugën e vet për miratim në parlament para se të kalojë në këshillin e ministrave."-ka deklaruar Ministri i Mirëqënies sociale dhe Rinisë.

"Së dyti, ne biem dakort  që e mira shtesë që ofron një biznes është aplikimi i disiplinës së tregut në operimin e një ndërmarrjeje që ka një impakt social. Për këtë arsye ne besojmë së tregu është provuesi se cila ide funksionon dhe cila jo. Un mbetem skeptik ndaj skemave ligjore apo rregullatore, atyre që subvencionojnë deri në pafundësi, të cilat përpiqen që ta kufizojnë impaktin e konkurrencës së tregut mbi një biznes social.”- u shpreh Veliaj.

Redaksia Online
ak/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi