Veliaj me familjet e reja: Projekti i kredive të buta do vijojë

Veliaj me familjet e reja: Projekti i kredive të buta do vijojë

Projekti i kredive të buta për çiftet dhe familjet e reja do të vijojë edhe në mandatin e dytë të kryebashkiakut Veliaj. Në takimin me disa familje të reja, kandidati i i PS për Bashkinë e Tiranës siguroi se pas suksesit të katër viteve të para, Bashkia e Tiranës do ta vijojë programin, si dhe paketën mbështetëse edhe për 4 vitet e ardhshme. 

Bashkia e Tiranës ka paketën më të madhe të strehimit social që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.  Japim çdo muaj mijëra bonuse sociale për ata që janë në nevojë dhe ndoshta nuk janë në nevojë ekstreme për banesë sociale, por janë në nevojë që dikush t’i ndihmojë me qiranë, dhe bonusi i qirasë është ndoshta një nga gjërat më të mirat që kemi bërë. Filluam me kredinë e butë, ku çdo vit kemi pasur 1 mijë çifte të reja që e kanë përfituar.

Mosha e të dyve në çift duhet të jetë nën 70 vjeç, pra nga 35 vjeç mesatarisht secili ose më poshtë, që mund të kenë ardhur nga qytete të tjera, që sapo e kanë filluar jetën në Tiranë, që sapo janë bërë me fëmijë, që nuk iu del edhe për qiranë, edhe për fëmijën, edhe për pajisjet elektroshtëpiake, edhe për të jetuar. Kredia e butë, ku bashkia paguan interesin dhe çdo familje paguan vetëm këstin e principalit në vend që çdo muaj të paguajë qira, praktikisht çdo muaj blen një metër katror të shtëpisë që do ta ketë gjithë jetën për të fituar dhe për të filluar një jetë dinjitoze në Tiranë. Duam që t’i vazhdojmë këto projekte dhe duam që t’i forcojmë”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se pas ndërtimit të 45 këndeve të lojërave, projekti do të vijojë edhe në mandatin e dytë, duke ndërtuar çdo muaj një kënd të ri lojërash. 

Në këtë qytet, në çdo punë që do bëjmë do ketë gjithmonë një grup të vogël, një minorancë të dhunshme dhe të zhurmshme që do të jetë kundër çdo gjëje të mirë. Pse? Se çdo gjë që bëhet mirë nxjerr keq dikë tjetër. Ama, ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është se nga ajo dallëndyshe e parë, siç ishte këndi i lojërave të Liqeni, filloi ideja fantastike për të bërë edhe 45 kënde të tjera, duke çuar në rekord nga një kënd lodrash çdo muaj në Tiranë.

Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, çdo muaj nga një kënd lodrash, për t’u siguruar që edhe fëmijët në Dajt, në Vaqarr, në Ndroq, në Pezë, në Kashar, në Krrabë, në Petrelë, në Bërzhitë, në Ibë, në Pëllumbas, në çdo cep të Tiranës që ka fëmijë, të ketë edhe një hapësirë të dedikuar”, deklaroi Veliaj, teksa theksoi se fëmijët kanë qenë gjatë këtyre 4 viteve avokatët më të mirë të këtij ndryshimi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 23/06/2019 14:07

    Mjaft I Rejte tironcit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen