Veliaj me komunitetin e çiklistëve: Numri i përdoruesve të biçikletës është trefishuar, shtimi i korsive nuk i ka ngushtuar rrugët

Numri i përdoruesve të përditshëm të biçikletës në Tiranë është trefishuar falë shtimit të korsive dhe promovimit të jetës së shëndetshme. Në një takim me shoqatat e çiklistëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se përdorimi i biçikletës ndikon drejtpërdrejtë në çlirimin e trafikut dhe i shërben një qyteti më të pastër për të gjithë.

“Sot komuniteti i çiklistëve është tre herë më i madh. Për numrin e banorëve që jetojnë në Tiranë, është arritje shumë e madhe fakti që më shumë njerëz po zgjedhin biçikletën sim jet transpoti, duke lënë makinat. Nuk jam këtu për t’i bërë luftë makinave, por nga 800 mijë segmente që bëhen me makinë në ditë në Tiranë, siç e kemi matur me kolegët e GIZ-it, 400 mijë kryhen për distanca më pak se 1 km. Kjo distancë mund të bëhen fare mirë me biçikletë, në këmbë, me një monopatë ose me transport publik”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kundërshtitë që ngrihen ndonjëherë kundër biçikletave nuk janë të bazuara në fakte. “Unë marr kritika kur hapet një korsi e re biçikletash, thonë: “Kryetar, na ke ngushtuar rrugën”. Po le të marrim Bulevardin “Zogu i Parë”. Cilën rrugë kemi ngushtuar? Në atë tunelin e bukur me gjelbërim nuk kalohej me makinë. Është bërë më e përdorshme për biçikletat, por nuk e ka ngushtuar njeri rrugën. Rr. “Myslym Shyri” ishte kthyer e gjitha në një parking, ti gjithsesi nuk i shikoje vitrinat e dyqaneve, sepse parkoheshin makinat. Pra, as nuk e kemi ngushtuar, por ka sjellë përfitime për të gjithë komunitetin. Te Rruga e Kavajës, prapë kemi një ishull në mes, ku gjithsesi nuk kalonin makinat. Te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk lejohej parkimi në të dyja anët dhe korsia e biçikletave nuk ka marrë asnjë hapësirë”, deklaroi ai.

Sipas Veliajt, edhe për vetë shoferët, aleati numër një është pikërisht ai me biçikletë sepse është një makinë më pak në Tiranë. Kreu i Bashkisë theksoi se një tjetër hapësirë e gjelbër do shtohet për çiklistët në Parkun e Farkës.

Ai nënvizoi se në rrugët e Tiranës do të shtohen më shumë korsi biçikletash.

“Ne do të vazhdojmë me shtrirjen e korsive të biçikletave, duke kaluar nga ajo që quhet rrjeti minimal, në një rrjet që shtrihet në më shumë rrugë. Deri tani strategjia jonë ka qenë: bëj një rrugë me korsi biçikletash, trego që ajo përdoret, vendos një ticker për t’i thënë shoferëve se ka mijëra vetë që mund të ishin si ty, me makinë në rrugë, fito pak terren në debatin publik dhe pastaj kalo në një rrugë tjetër. Më duket sikur po përshkruaj një strategji lufte, por në fakt kjo është një betejë për mentalitet”, tha Veliaj.

Sipas tij, edukimi i hershëm, që në kopësht, i fëmijëve për të mësuar biçikletën, është një hap më shumë për një jetesë të shëndetshme.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 12/03/2023 18:48

    Zoti kryetar të marrë mundimin ti tregojë atyre ciklistave sesa ka kushtuar ajo pseudo pistë dhe ato 2 lodre. Ti tregojë sesi një pemë e mbjellë thahet 4 herë për të justifikuar vjedhjen e taksave të qytetarëve. Ndërkohë që na mbush me pallavra, të na tregojë a I japin biçikletës drejtoreshat e veta kur shkojnë në vilat që kanë blerë sa hap e mbyll sytë sa erdhën në post.

    Përgjigju
  • Kapitulli 1: 12/03/2023 17:49

    Më thuaj ku ka Trotuare për Këmbësorët në Rrugët e Tironës?!,sepse:1.ai pak trotuar që ke lënë psh në rr e Kavajës,ose gjysma është i zënë nga tavolina e karrike (veranda) lokalesh,apo kjoska Cigare e kinkaleri,nga box-e stacinesh Autobusi(të vendosura pa studim)..apo ku di unë ??!!Edhe rreth e qark Unazës së vjetër (në të dyja anët e rrugës),si ke Muhamet Gjollesha nga 21 dhjetori te Shk.Vasil Shanto(nuk ke fare ku kalon ,opoo nul Zero me bisht...)!?!Shkoj te njësia 3,te Rruga Ali Baushi midis Spitalit 5 e Profarmës,po duket sikur je në Kabul,lagjja pa një investim,me gropa e pa një trotuar rreth e rrotull,edhe gjithë pisllëk e baltë!

    Përgjigju
  • Bla bla: 12/03/2023 13:45

    Ore Demagog,..Pinok

    Përgjigju
  • Cncn: 12/03/2023 12:59

    Pse nuk del ne sfond me betonin qe e ka mbushur?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit