Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, organizuar për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert-Stiftung”.
Ai u tha drejtuesve të rinj lokalë se të qenit kryetar i një bashkie është një punë sa sfiduese, aq edhe e bukur, pasi i shërben qytetit. “Është padyshim puna më stresuese në vend, por edhe puna më e bukur në vend. Nuk e di nëse ka ndonjë rankim cilat janë punët më entuziaste dhe punët që kanë më shumë duk, padyshim është të qenit kryetar bashkie. Shpresoj shumë që do e shijoni këtë eksperiencë dhe vërtet është një punë jashtëzakonisht shpërblyese. Është e vetmja punë kur ti merr vendim në mëngjes dhe shikon rezultatin në darkë,” deklaroi Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se të drejtosh punët e një qyteti nuk do të thotë që t’iu pëlqesh të gjithëve, pasi ka vendime që nuk shkojnë në interes të të gjithëve.
“Shpesh herë në politikë kemi dëshirë të na pëlqejnë të gjithë. Në fakt, në politikë duhet të të pëlqejë 50 +1%. Para meje ishte një kryetar tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai vuante pikërisht nga kjo, donte t’iu pëlqente të gjithëve. Dhe nëse donte të bënte një rrugë dhe aty kishte ndërtuar njëri pa leje, ai thoshte “nuk dua ta prish me këtë” dhe nuk e bënte. Nëse donte të bënte një ndërhyrje, një pastrim, aty ku dikush kishte vënë një kioskë, “mos ta prish me këtë”. Në fund fare, Luli e prishi me të gjithë, sepse në përpjekje për t’iu pëlqyer të gjithëve nuk bëri dot asnjë punë. Dhe edhe pse mendoi se u pëlqeu të gjithëve, kur njerëzit shkuan në kutitë e votimit, mendonin ndryshe,” tha Veliaj.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
Do tju besojme kur te funksiononi sic duhet Jo me nje dore ne bakllava dhe nje ne kadaif. Ndertoni me leje mbi prona te ligjsme , Largoni ndertimet e paligjshme qe kane bllokuar rruget dhe rrymat qe ajrit natyrale qe pastrojme qytetin nga ndotjet LIRONI RRUGET DHE TROTUARET NGA NDERTIMET E PALIGJSME. KTHENI QYTETAREVE HAPSIRAT PUBLIKE jo ZAPTUSEVE. VETEM NE SHQIPRI ZAPTUSI VLERSOHET DHE PRONARI PENALIZOHET i hiqet e drejta prones me Ligje te mallkuara.Dhe nuk,rimbursohet KRIM , TE KORRUPTUAR. Ne kohen e Enverit BASHKIA Tiranes kishte studimin me te mire per urbanistik Menaxhimi i hapsirave publike ishte ne standarte me te larta .kishte hapsire te gjelber.Sot SKA HEQUR ASNJE NDERTIM ABUZIV QE BLLOKON rruget e rrugicat ja ka len cubave dhe Zaptuseve te forteve te lagjes ,Ajo qe te ben prshtypje eshte se keta jane ne funksione shtetrore dhe zen per nevojat e tyre.Ti perdorin te marin edhe qira nga keto troje dhe njerzit Ose pronaret te rrine te presin , Krim ambjentat 20 VJET GJYQ ME ZAPTUSIN , sHYQYR QE FILLOI TE PUNOJ GJYKATA. VETEM ashtu qyeti mer fryme Kontrolloni Teritorin dhe largoni zaptuesit zKryetar Bashkise.
PërgjigjuO Lali Demagogu,po Ti po po Ti,që shtrihet rrugët me asfalt,si Frosina Plaku.. për shembull,si nuk rihapet trotuare për këmbësorët,duke prishur ato mure e shtesa abuzive...?!Nuk lëvize as një presje?!Dhe kjo vlen për gjithë Tiranën o Punoj!
Përgjigju