Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me grupet dhe shoqatat rinore të qarkut, tha se Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit do të zhvillojë një fushatë modeste dhe me kosto të ulët.
“Ne duam të organizojmë një fushatë modeste, me koston më të ulët, pa sponsorizime, pa shpenzime; përkundrazi, duam të gjejmë disa mënyra kreative se si buxhetin që na jep KQZ-ja për fushatën, t’ia kthejmë komunitetit si investim për të mbjellë dashuri dhe bashkim, jo për të mbjellë sherr e përçarje. KQZ-ja duhet të shqetësohet për partitë pa logo, pa fonde nga shteti. Si mund të sponsorizohen ato? Kush janë sponsorët e tyre? Sponsorizojnë çekun e bardhë dhe avionë falas, ndërkohë që ne nuk kemi fare nevojë për këto. As nuk duam ta bëjmë, as nuk kemi nevojë për këto sepse puna flet vet”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj kishte edhe një pyetje për kundërshtarët politikë “pa logo”: “E keni vënë re në rrjetet sociale këta që kandidojnë në partinë e Ilir Metës, por koalicioni është pa logo. Çdo ditë harxhojnë mijëra euro vetëm për të sponzorizuar Facebook-un sepse edhe ata e kanë kuptuar që janë një minorancë. Mund të bëjnë shumë zhurmë, por fakti që detyrohen të sponsorizojnë a thua se nuk e dinë njerëzit kush është Ilir Meta apo Sali Berisha dhe po sponsorizojnë që t’i njohin më mirë bëmat e tyre? Do të thotë që dikush ka hall. Pse nuk sponsorizon PS, pse nuk sponsorizojnë edhe kandidatët tanë? Sepse ne besojmë që punët tona duken kudo”, u shpreh ai.
Në takimin me të rinjtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste duhet të bëjë diferencën në këto zgjedhje, pasi filozofia e saj është bashkimi dhe jo përçarja. Ai tha se beteja në këto zgjedhje është me Ilir Metën dhe Sali Berishën, duke i cilësuar si “vjetërsira” që duan ta kthejnë vendin pas.
“Nëse filozofia e tyre është përçarje, filozofia jonë është bashkimi; nëse filozofia e tyre është të mbjellim helm e ndasi, ne duhet të mbjellim pemë e bashkim mes njerëzve. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që vihen përpara të thonë gënjeshtra, por e kemi me ata që janë mbrapa tyre, që kurdisin kukullat. E në këtë rast, mjeshtrat e kukullave janë Saliu me Ilirin, nuk ka asnjë iluzion për këtë. Përndryshe nuk do i kishim listat e KB të mbushura me histerizmat e Ilir Metës, me ata që rrëzuan PD-në e PS-në nga pushteti, dhe janë gati të tradhtojnë këdo vetëm që ta shqyejnë forcën politike. Ne e kemi betejën me dy vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa”, tha Veliaj.
Mandej Veliaj shtoi: “Duhet të bëjmë diferencën mes këtyre mjeshtrave të kukullave, që komandojnë kukullat, dhe mbështetësit e tyre nuk kanë asnjë faj pse Berisha dhe Meta u shitën tek rusët. Me ata ne duhet të komunikojmë e të flasim, t’u themi pse të shkojnë si ‘cjapi të kasapi’, te partia e Ilir Metës, kur mund të vijnë te një forcë politike patriotike, të vendosur e transformuese”, përfundoi ai.
Ketyre te gjithe u kane rene dhembet e keta thone te rinj.
Përgjigjutirana eshte e mbytur ne pallate dhe pluhur,,,,mor figlio di putana,,,nga zgjebs u ktheve ne pasunar...duke vjedhur...
Përgjigju