Veliaj me të rinjtë në Rrogozhinë: Luli di vetëm të flejë! PD-ja krijoi ‘Kristalet’ dhe ‘Vitrinat’, kurse kreditë e buta ua jepte zvministrave

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente pse nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill.

“Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë asgjë për Tiranën, të bëjë gjëra për Shqipërinë. Të kanë votuar për deputet, humbet zgjedhjet dhe ikën nga parlamenti. Të kanë votuar në bashki, humbet zgjedhjet dhe ikën nga Bashkia. Të kanë votuar në Këshill Bashkiak, vendos partia dhe ti ikën nga vendi i punës. A ka njeri normal që punëson 4 herë një të dështuar?!”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se PS ka përballuar sfidat më të vështira, tërmetin, përmbytjet, pandeminë.

“Ka vetëm një zgjedhje: E vetmja parti që nuk ikën kurrë nga asnjë betejë, e vetmja parti që, se ka shi, se ka diell, se ka tërmet, se ka qetësi, se ka pandemi, se është në qeveri, se është në opozitë, nuk ikën kurrë nga puna, nuk e lë kurrë frontin, është Partia Socialiste. Vendi nuk ka nevojë për pushime, për gjumë, por të çojmë deri në fund të gjithë operacionin e rindërtimit pas tërmetit dhe operacionin e vaksinimit, për t’u siguruar që dalim të gjithë faqebardhë nga kjo sfidë e jashtëzakonshme,” tha Veliaj.

Veliaj gjithashtu u ka bërë thirrje të rinjve të ndahen nga politika e përçarjes dhe urrejtjes dhe t’i bashkohen forcës së vetme që punon për të ardhmen e tyre. Ai u ka kërkuar të mos iu besojnë më atyre që me “ndryshimin” duan t’i rikthejnë të rinjtë në kohën e “Kristalit” e “Vitrinës”. Sipas tij, ata që flasin sot për ndryshim, u dhanë kredi të buta deputetëve, zv/ministrave e gardistëve të 21 Janarit, jo çifteve të reja.

“Dikur të rinjve u ofroheshin alternativa si “Kristali” e “Vitrina”. Mund të ishe në burg dhe të dilje me doktoraturë nga këto universitete! Kur shikon që ata njerëz sot thonë duam ndryshim, ne u themi: Faleminderit shumë! Ne kemi nevojë të shkojmë përpara, jo mbrapa. Kreditë e buta në kohën e Lulit i morën deputetët, zv/ministrat, drejtorët dhe gardistët që vranë në 21 Janar. Për Lulin, njerëzit me paga me mbi 1 milionë lekë quheshin shtresë në nevojë” u shpreh Veliaj.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit