Kryebashkiaku Erion Veliaj hipi vete sot në një nga autobotet që bëjnë dezinfektimin e rrugëve të Tiranës, për të inspektuar personalisht të gjithë procesin.
E duke lënë mënjanë dallimet politike, Veliaj u kujdes që t’i kërkojë drejtuesit të botit, që të kryejë dezinfektimin e nevojshëm edhe në rrugicën ku jeton Sali Berisha.
“Do më bësh një nder, do ma çosh dezinfektimin nga shoku Sali, se nuk e imagjinoj dot që mos ta dezinfektojmë rrugën e tij. Imagjino t’i ndodhi gjë Saliut dhe të thotë më vrau Lali Eri, do ishte e tmerrshme për ndërgjegjen time. Vetëm sigurohu që të dezinfektohet mirë kjo e Saliut”, tha Veliaj.
Menjëherë me pas, me kërkesë të kryebashkiakut, boti u drejtua edhe për në rrugicën ku ka apartamentin Lulzim Basha, edhe pse sikurse kreu demokrat e ka pohuar vetë për momentin, jeton në një vilë jashtë qendrës së Tiranës.
“Aman edhe këtë pallatin e Lulit, të sigurohemi që edhe Luli edhe Saliu të jenë mirë. Luli, xhanëm, ka shkuar tek oligarkët, tek vilat në Lundër… se Luli e ka këtë të mirë që u bie oligarkëve, pastaj kap ndonjë shtëpi, kap ndonjë kat hoteli. Do vejë ndonjë gjobë të vogël, pastaj do kapi o një shtëpi o një gjë për kunatin, por të paktën këtë shtëpinë zyrtare e dezinfektuam”, u shpreh Veliaj.
-
O EDI RAMA FUTI NJE XHOBE ERION KULUFIT SE KA FUTUR MAKINAT NE NJE ZONE PER KEMBESORET.....
Përgjigju -
Erion, nese po mundohesh te besh shaka, te kane genjyer vella se ti nuk te ben per te qeshur... nese e ke seriozisht turp per ty qe ne kete situate gjen kohen per nje show te peshtire propagande
Përgjigju -
AI NUK ESHTE AUTOBOT por nje furgon qe sherben per te luftuar parazitet,,pest control,,,nuk eshte bere per te pastruar rruget,,,,rruget I pastrojne autobotet,,,,por erin veliaj cuni I kurves I ka vjedh leket per pastrimin e tiranes dhe blerjen e autoboteve...sot Tirana duhet te kishte 50 autobote,,,e ai nuk ka asnje,,,gjen ca firma private sa per te na hedhur hi syve…...
Përgjigju -
Ku ka Luli e Saliu... pse duhet me e fillu nga ata... pak se kur kane qene ne pushtet e kane nis gjithmonë nga vetja e tyre por edhe tani.... Kjo shitet si shaka apo si muhabet kori por mua sme duket fare per te qeshur..
Përgjigju -
ata kane nej mije mekate po edhe kjo propaganda bajate idiote tregon ca nivelesh na drejtojn.bej punen je i nderuar lerini karagjozlliqet
Përgjigju










Komente
Komento