Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup studentësh nga Polonia, të cilët ishin të interesuar të mësonin më shumë për historikun e Shqipërisë, por sidomos Tiranës, e cila në vitin 2022 do marrë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ata udhëtuan nga Varshava drejt Tiranës për herë të parë me linjën e re direkte mes dy qyteteve.
Kryebashkiaku tha se kjo është një mundësi fantastike për të lidhur të rinjtë e dy vendeve.
“Mё vjen mirё që ky është delegacioni i parё me fluturimin mё tё ri qё i shtohet aeroportit tё Tiranёs. Kjo vlen edhe për djemtë dhe vajzat nga Tirana, qё edhe ata tё eksplorojnё Varshavёn. Sa mё shumё lidhet Tirana me qytete tё tjera aq mё mirё, sepse krijohen aleanca, krijohen rrjete djemsh dhe vajzash të rinj, qё rriten bashkё nё njё Europё qё ёshtё sot mё e hapur”, nënvizoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se vitin tjetër kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të zhvillohen rreth 1000 aktivitete me të rinj pjesëmarrës nga e gjithë bota.
“Mezi pres qё tё ftojmë edhe miqtë nga Polonia qё tё jenё pjesё e Tiranёs “Kryeqyteti Europian i Rinisё”. Do tё kemi njё vit me rreth 1000 aktivite nga 1 janari deri nё datёn 31 Dhjetor. Pres që edhe me grupin qё kemi sot nga Varshava tё planifikojmë disa nga aktivitete mё mbresёlёnёse dhe tё sigurohemi qё nёse të rinjtë tanë krijojnë lidhje dhe kontakte që kur janë 17-20 vjeç, gjasat janë qё do tё rriten si aleatё”, u shpreh Veliaj.
Studentët polakë u shprehën të lumtur që vizituan Tiranën për herë të parë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.3%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E trishtë! 39-vjeçarja në Tiranë nxirret me plaçkat në rrugë: I jam dorëzuar Zotit, atje gjej paqe!
24 Korrik, 15:51
-
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma
24 Korrik, 13:09
-
Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'
24 Korrik, 09:20
-
Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore
24 Korrik, 08:02
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi Veliajt të imitimi i atentatit të Trump
23 Korrik, 16:22
-
Pas grushtit në mbledhje, Tedi Blushi shfrenon fantazinë: Në Këshill Bashkiak do bëhej atentat, Veliaj me antiplumb! I del në krah Meta: Fajin e ka Dumani
23 Korrik, 14:01
-
Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?
23 Korrik, 12:48
-
Merret vendimi: Abone falas për studentët edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Tiranë, lëvizte me armë në makinë, në pranga 20-vjeçari (EMRI)
23 Korrik, 10:31
-
Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar
23 Korrik, 09:58
-
Tiranë/ Djali i pronarit të ‘Lajthizës’ me armë pa leje në restorantin e VIP-ave ‘Savoy Garden’, plagos gjatë festës një vajzë e dy vëllezërit e saj! Në kërkim! Policia 2 versione për ngjarjen
23 Korrik, 09:11