Zona e Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar për të ndërtuar një linjë të dedikuar që sjell ujë direkt nga impianti i Bovillës, për të furnizuar zonën e Astirit, e cila furnizohej me ujë pusi dhe mungonte rrjeti i kanalizimeve.
Erion Veliaj, tha se ky ishte gushti i fundit që zona e Astirit ka vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm., ku është punuar gjatë verës për linjën nga impianti i filtrimit të Bovillës.
"10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike. Pra, për dikë që erdhi në Tiranën e viteve ’90-2000 dhe bleu shtëpi me 300 euro metri katror, përgjigjja e pyetjes pse shtëpia ishte kaq e lirë, është se s’kishte rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se ky projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera në periferi të qytetit.
“Për gjithë qytetarët, sidomos tek zona e Astirit, Yzberishtit, Laprakës, që sot po shohin të mirat e këtij investimi, besoj e kanë kuptuar se kur politika nuk përfshihet në punët komunale, Tirana ecën përpara. I them Monës dhe Lulit, mirëserdhët në Tiranë pas pushimeve, por gjërat që po denonconi tashmë kanë nja dy javë që i kemi zgjidhur. Është koha të bllokoni diçka tjetër, se ujësjellësin dhe kanalizimet e Tiranës, siç duket edhe nga kjo punë në mesnatë, nuk i bllokoni dot. Përfundimisht, punët në këtë qytet, nuk i bllokoni dot”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos blejnë ujë të pakontrolluar nga autobotet private, të cilët abuzojnë duke e shitur ujin e marrë për vaditje apo prodhim industrial, si ujë të pijshëm.
“Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur”, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të denoncuar të gjitha rastet e spekulimit. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve”, u shpreh ai.
Bashkia po vijon për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në Rrugën e Elbasanit, ku nuk ishte vënë dorë që në vitet 1940. Falë këtij investimi, zona nga Fakulteti Ekonomik, kryqëzimi i rrugës “Arben Broci” dhe “Shahin Toci”, si dhe zona përballë me Fakultetin Filologjik, deri tek stadiumi “Qemal Stafa”, e cila përmbytej vazhdimisht gjatë shirave të rrëmbyeshëm, duke u kthyer në problem madhor për qytetin, gjen zgjidhje përfundimtare.
Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë investim një nga më madhorët që është kthyer në 30 vitet e fundit në kryeqytet dhe kanë ngelur metrat e fundit, nga rrethrrotullimi i Qytetit Studenti tek Fakulteti i Ekonomisë që të mos ketë më probleme për përmbytjet.
Komente


PO ti na le dy vjet pa uje mor maskara....///
PërgjigjuBRAVO,,,,VAZHDONI INVESTIMET ,,MOS I NDERPRISNI ASNJE MINUTE,,..///
PërgjigjuPo cfare uji te pime nga ai qe bie ti nga ukt ?? Ti nga ai pi? Leket i paguajme per uji te pishem por ne fakt nuk pihe.... c mund te thuash o eri lali?
PërgjigjuUne kam gjithe jeten qe pij uje nga cezma ore Xxx. Dhe te jesh i bindur ti edhe te gjithe ata qe pijne uje neper shishe plastike qe ai i uji nuk dihet ku edhe si mbushet. Dhe uji neper tubacione eshte shume here me i kontrolluar sepse eshte nje popull i tere qe mund te plase epidemi nese uji i baseneve te bashkise ka ndonje problem. Eshte tjeter problem nese ndotet gjate rruges neper tubacione ku jane duke bere punime. Por ne 97-98% te rasteve uji i bashkise pihet fare normalisht..