Veliaj ndalon në Njësinë 4, takohet me banorët: Mora prej të gjithëve falënderimet për punët e kryera! 5 Maji e Bregu i Lumit sot portë hyrëse e Tiranës moderne

Turi i drejtuesit socialist të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 4 në kryeqytet, ku pasi zhvilloi një ecje për të takuar qytetarë dhe biznese të ndryshme të zonës, mori pjesë edhe në mbjelljen e 15 pemëve, si vijim i fushatës së gjelbër.

Pas takimeve më banorët e kësaj njësie, Veliaj tha se mori vlerësimet nga qytetarë të ndryshëm për të gjitha punët dhe veprat publike të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës edhe në këtë njësi, që sidomos me Lagjen e re të Rindërtuar, “5 Maji”, ka pësuar një transformim dhe zhvillim ekonomik vitet e fundit. 

“Kemi takuar njerëz gjithë rrugës dhe në çdo stacion, ose ishte dikush që ishte administrator pallati dhe tha: “Me këtë sistemin e ri na është bërë më mirë”, ose ishte dikush që kishte hapur një biznes të ri dhe po i shtohej puna, se kanë ardhur edhe banorët e rinj tek “5 Maji”. Ishte një bekim i madh se ti kupton që ne i kemi lidhur fijet me njëri-tjetrin. Ai që quhet stofi, apo xhinsi siç thonë tironsit, në thelb kjo është. E vetmja vërejtje që kam pasur gjithë rrugës me njerëzit është një xhep i vogël këtu, do të thotë që është zgjidhur një pjesë shumë e madhe e gjërave,” tha Veliaj. 

Ai tha se nëse vetëm pak vite më parë “5 Maji” apo Bregu i Lumit konsideroheshin fundi i botës, sot kjo zonë do të jetë porta hyrëse veriore e Tiranës.

“Kur thoshin njerëzit e kam shtëpinë tek “5 Maji”, apo Bregu i Lumit, konsiderohej fundi i botës. Tani kjo do bëhet porta e re e Tiranës. Plani tjetër është që të bëhet ura këtej, të lidhen edhe me Kamzën e Paskuqanin. Në anën tjetër kalon autostrada dhe krejt papritur, siç është bërë Farka e lidhur me autostradë dhe i ka rritur vlerën, autostrada që kalon këtu do ta kthejë këtë zonë, jo në cepin dhe fundin e Tiranës, por në fillimin dhe hyrjen e Tiranës,” u shpreh Veliaj. 

Nga ana tjetër, ai tha se puna nuk ka mbaruar dhe pikërisht për t’i vazhduar ato në një mandat të tretë Partia Socialiste kërkon votën e qytetarëve të Tiranës. 

“E di që jo të gjitha punët kanë mbaruar. Unë besoj se pikërisht pse kemi ende punë për të bërë duam, që të përveshim mëngët e të ecim përpara. Kryeministri na ka lënë një porosi, që ne nuk do mbjellim sherr në këtë fushatë. Ne nuk jemi këtu se kemi inat të tjerët. Ne jemi këtu se duam njëri-tjetrin, familjet, çunat, gocat, komunitetin. Për këtë dashuri dhe këtë pasion kemi vendosur më mirë të mbjellim pemë dhe të gjithë atyre që merren me mirëmbajtje dhe pastrim mos t’u lëmë as postera, as banderola, as rraqe e shkarravina, që në fund fare, qyteti do ketë pemë dhe për ata që ndoshta nuk i mendojnë gjerat si ne, të paktën do thonë këtyre kundërshtarëve tanë edhe fushata u pati duk, se mbollën gjelbërim, ajër të pastër e oksigjen,” deklaroi në fund Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Veliaj: Na duhet bashkëpunim! Falas thoshte edhe Sudja, por njerëzit nuk gënjehen më, e kanë kuptuar që qyl nuk ka

 

Gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, ku ishte ndalesa e fushatës në Tiranë, Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, si e vetmja garanci për të vijuar punën për transformimin e kryeqytetit. Ai solli shembullin e Pallatit 4, i cili u shpall i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për banorët, për të dëshmuar se si me vendime të drejta ata sot kanë përfituar një banesë jo vetëm më të fortë, por edhe më një vlerë dyfish më të madhe se ajo që kishin. 

“Jo për parti e për politikë, por këtë e them nga zemra, ne na duhet bashkëpunim! Takova disa miq që ishin tek ai Pallati 4, i famshmi që u politizua. Shkonte ky dhëndri ynë atje e u thoshte banorëve “rrini këtu”. Të tjerë më thonin, “o lali, ke zgjedhjet përpara, lëri të rrinë aty nëse duan të rrinë, pse duhet të bësh sherr”. Disa të tjerë më thoshin, “lëri se është edhe Vit i Ri”. Ndërkohë, Drejtori i Instituti të Ndërtimit na kishte sjellë letrën, e cila thoshte se pallati është i pabanueshëm dhe mund t’i zërë brenda. Ju kujtohet kur ra ai tërmeti në janar? Mund t’i kishte zënë brenda. Ndaj, detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve. Detyra jonë është që t’iu shërbejmë të gjithëve. Ishte një mënyrë për t’i krijuar këtij komuniteti një super projekt nga Stefano Boeri që në Milano kushton sa frëngu pulën dhe kur e pyet dikë dhe i thua: “Sa të vlen shtëpia sot? Të vlen më pak apo të vlen më shumë?” Nëse shtëpia të vlen më shumë, kjo është gjë e mirë se do të thotë se një gjë që vlente 100 lekë, sot vlen 200 lekë,” u shpreh Veliaj. 

Ai u bëri thirrje qytetareve të mos besojnë premtime elektorale për çdo gjë falas, pasi nëse ata që i bëjnë këto premtime vërtet do t’i mendonin ato që thonin, do t’i aplikonin fillimisht aty ku kishin mundësi, si në Shkodër, ku ka aktualisht një kryebashkiak të djathtë. 

“Kush beson ende te Sudja, duhet ta mendojë edhe njëherë! Ne e provuam këtë “falas, falas, falas”! Falas thoshte Sudja. Falas ishte dhe torta. Lanë kokrrën e namit, 100-vjetori i Pavarësisë, 100 vjet shtet duke marrë tortën me lopata, legena e sapllake. Ata e kanë Shkodrën, ta bëjnë falas atje, të na e tregojnë si janë falas atje autobusët, taksitë. Një linjë kanë e s’e bëjnë falas. Po të na e provojnë që funksionon, e bëjmë edhe ne. Për sa kohë që njerëzit nuk gënjehen më, e për sa kohë që njerëzit kanë kuptuar që, qyl nuk ka, vetëm me punë, me pasion e bashkëpunim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” argumentoi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja