Veliaj nderon kryebashkiakun e
Firences me “Kullën e Sahatit”

Veliaj nderon kryebashkiakun e<br />Firences me “Kullën e Sahatit”
Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella është vlerësuar nga Bashkia e Tiranës me simbolin “Kulla e Sahatit”.

I shoqëruar nga personalitete të zonës së Firences, Nardella është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij në shenjë mirënjohje për kontributin dhe ndihmën që i jep shqiptarëve që jetojnë në Firence, por edhe për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy bashkive.

“Kur morëm drejtimin e Bashkisë së Tiranës gjëja e parë që bëmë ishte rregullimi i sahatit pasi nuk funksiononte (kambana s'binte) prej katër vitesh dhe në shqip ka një metaforë, “Të paska ngel ora”, ndaj je gjithnjë me vonesë, gjithnjë i vonuar. Nëse nuk të funksionon ora, je i humbur; nëse nuk funksionon ora e qytetit, jemi të humbur, ndaj filluam me një xhest për vënien në funksion të orës. Kjo është për ty, një kujtim për t’u rikthyer kur të dëshirosh”, u shpreh Veliaj gjatë dorëzimit të kësaj simbolike të qytetit të Tiranës.

Nga ana e tij kryebashkiaku Nardella falënderoi homologun e tij Veliaj për mikpritjen ndërsa shprehu besimin e bashkëpunimi mes Tiranës dhe Firences do të rritet edhe më tej.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!